Ne mësojmë shumë nga ato që dimë dhe kush jemi gjatë gjithë jetës sonë nga njerëzit që janë në situata të ngjashme me ne: interesa të përbashkëta, moshë të ngjashme, prejardhje, status social dhe mjedis jetësor. Njerëzit me të cilët shoqërohemi dhe “flasin të njëjtën gjuhë”: me ta ndajmë ëndrrat, frikën, pritshmëritë, përpjekjet dhe iniciativat – me bashkëmoshatarët tanë! Prandaj, të mësuarit nga bashkëmoshatarët mund të përshkruhet si…edukim bashkëmoshatarësh. Në lidhje me të rinjtë, edukimi i bashkëmoshatarëve bazohet në idenë se është e mundur të kapet ndikimi organik i bashkëmoshatarëve brenda rrjeteve të tyre për të ndikuar në njohuritë, qëndrimet dhe sjelljen e të rinjve.
Edukimi mes bashkëmoshatarëve mbështetet në idenë se “të rinjtë janë ekspertë të jetës së tyre dhe për këtë arsye janë pikënisja më e mirë në çdo proces mësimor”. Shpesh përshkruhet në kontekstin e programeve rinore si ‘edukim i të rinjve nga të rinjtë’. Programet e edukimit të bashkëmoshatarëve trajnojnë anëtarët e rrjeteve të caktuara shoqërore për t’u bërë ‘ekspertë’ në një lëmi të caktuar. Më pas ata bëhen edukatorë të bashkëmoshatarëve dhe inkurajohen që t’ua përcjellin informacionin të tjerëve në mënyrë që të gjenerojnë ndryshim midis anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup. Duke lëvizur në rrjetet ‘e ngjajshme’, individët ndihmojnë njëri-tjetrin për të fituar njohuri dhe për të mësuar gjatë procesit.
Sado e qartë që mund të tingëllojë, suksesi i iniciativave për edukimin e bashkëmoshatarëve qëndron para së gjithash në aftësinë e dikujt për t’i konsideruar vërtet të rinjtë si partnerë të barabartë. Sipas Manualit Domino të prodhuar nga Këshilli i Evropës: