a. Hyrje
Marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor vështirë se janë tē ngarkuara me histori të reja të konflikteve. Gjuha e urrejtjes identifikohet si “lubrifikant” i të gjithē urrejtjes dhe pengesë e normalizimit dhe fuqizimit të marrëdhënieve të ardhshme mes qytetarëve. Në praktikë, siç bëhet e ditur nga raportet e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht Serbia (2019) dhe Kosova (2018), gjuha e urrejtjes dhe terminologjia diskriminuese janë të pranishme nē media dhe online, por shpesh tolerohen, rrallë trajtohen nga autoritetet rregullative apo prokurorët. Për më tepër ka raste tek të cilat, për fat të keq, gjuha e urrejtjes nuk ka mbetur vetëm e thënë me gojë apo e shkruar, po u përshkallëzua dhe çoi në krime të tmerrshme dhe humbje jetësh. Në të njejtën kohë, ngacmimi kibernetik si formë mbizotëruese e gjuhës së urrejtjes u shndërrua në një problem serioz dhe të vazhdueshëm mes të rinjëve dhe të rejave, duke prekur veçanërisht adoleshentët e duke shkaktuar dëme afatgjate, përfshirë varësinë, ankthin apo agresionin, që në mënyrë alarmante çojnë drejt tendencave për vetëvrasje.
Politikat ekzistuese përqëndrohen kryesisht në ruajtjen e status kuo-së dhe trajtimin e pasojave të sjelljeve ekstremiste, e jo në parandalimin apo luftimin e tyre. Madje, narrativat nacionaliste ndizen sapo të jenë të përshatshme për politikanët me orientime nacionale. Ne përjetojmë pasojat e këtyre taktikave çdo ditë: qytetarë që sulmojnë një furrë buke për shkak të një fotografie; djegia e produkteve Sërbe në Kosovë; qytetarë që sulmojnë njëri-tjetrin për shkak të Kishës në Mal të Zi; vendosja e letrave ngjitëse mbi flamurin e Maqedonisë së Veriut nëpër vetura në Greqi, etj.
Pa marrë parasysh përpjekjet e dikujtë për të “fikur zjarrin” pas një incidenti të gjuhës së urrejtjes, mund të sigurohet vetëm një lloj zgjidhjeje afatshkurtër me rezultate të kufizuara. Megjithatë, zgjidhjet afatgjata nuk do të jenë të mundshme nëse nuk fillojmë të punojmë në rrënjët e kësaj çështjeje dhe të kundërshtojmë narrativat e dëmshme që ajo përfshin.
Cili është roli i të rinjve në këtë realitet? Në cilën anë janë? A ka ndonjë shpresë në fund të ditës? Është fakt që të rinjtë dhe të rejat janë grupi më aktiv në botën dixhitale, ku 71% e përdoruesve të internetit janë të moshës 15 – 24 vjeç, krahasuar me 48% të të rriturve. Nuk ka dyshim se këto shifra janë rritur ndjeshëm gjatë pandemisë COVID19. Në të njëjtën kohë, të rinjtë dhe të rejat duken si objektiva dhe krijues të gjuhës së urrejtjes në hapësirën virtuale, një betejë e vazhdueshme së bardhës dhe të zezës, e së drejtës dhe së gabuarës, e mbijetesës dhe e ashpërsisë. Megjithatë, sërish janë të rinjtë dhe të rejat ata që janë të gatshëm të ndryshojnë botën në të cilën jetojnë, të bëjnë ndryshimin, të përfshihen dhe të angazhohen në ndryshimin e fakteve dhe të ndërtojnë një botë reale dhe virtuale ku nuk i faqet e zeza të gjuhës së urrejtjes nuk i përkasin më historinësë së ardhshme.