KAPITULLI 5

Meqenëse asgjë nuk mund të jetë më efektive dhe më sy-hapëse se disa shembuj të vërtetë të “si duhet bërë”, ne jemi këtu për t’ju paraqitur me disa shembuj sesionesh që mund t’i përdorni lirisht në punën tuaj si të tillë ose t’i përshtatni ato me nevojat e stilit tuaj të trajnimit dhe stilit të të mësuarit të grupit tuaj të synuar gjithashtu! A mendoni akoma se si mund t’i tregoni grupit tuaj të synuar rrugën për të kaluar nga “refugjatët janë shkaku i dhunës” në “dhuna nxitet nga frika dhe dëshpërimi”…atëherë është koha që ju të shkëlqeni! Këta shembuj do t’ju tregojnë mënyrën për t’i paraqitur audiencës tuaj rëndësinë e përballjes me gjuhën e urrejtjes online, mjetet dhe metodat për të zhvilluar narrativa kundërshtuese dhe alternative, dhe do të mirëpriten nga grupi juaj i synuar në procesin e luftës kundër narrativave të urrejtjes,përmes procesit të të menduarit kritik.

A. COUNTERING HATE SPEECH

TIUTLLI

Kundërshtimi i Gjuhës së Urrejtjes

PERSONI PËRGJEGJËS

Të vendoset

DATA DHE ORA

Të vendoset

HAPËSIRA E NEVOJSHME

Dhomë e madhe me projektor, karrike

SFONDI/ PËRSHKRIMI

Si rezultat i Covid, përdorimi i mediave sociale është  përhapur me gjeneratat e reja vazhdimisht të ekspozuara ndaj paragjykimeve dhe urrejtjes online. Prandaj, ne synojmë të rinjtë dhe të rejat e moshës 14-18 vjeç, për t’u mësuar atyre se si të kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes përmes fushatave të ndryshimit të sjelljes pozitive dhe promovimit të narrativave alternative.

OBJEKTIVAT E SESIONIT

Zgjerimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi gjuhën e urrejtjes.

Zgjerimi i  njohurive mbi fushatat e ndryshimit të sjelljes.

Organizimi i një fushate në internet për të luftuar gjuhën e urrejtjes.

METODOLOGJIA

Hyrje e shkurtër dhe prezantim për gjuhën së urrejtjes;

Raste të studimit (lojë barometri, shkëmbim përvojash, kuiz Kahoot mbi luftën kundër gjuhës së urrejtjes);

Pyetje;

Gjenerim i ideve në grupe për fushatën online;

SESIONI HAP-PAS-HAPI ( ME ORAR DHE PËRGJEGJËSI)

Hyrje e shkurtër – 10 minuta

Raste studimi – 40 minuta

Pyetje – 10 minuta

Shkëmbim i ideve – 20 minuta

Diskutim dhe hapat në vijim – 10 minuta

MATERIALET E NEVOJSHME

Prezantim me Power Point, Raste Studimi, Flipchart, Markera, Ujë

MATERIALET INFORMATIVE

Rendi i ditës, lista e definicioneve dhe shprehjeve më të rëndësishme.

REZULTATET E SESIONIT

Krijimi i fushatave të ndryshimit të sjelljes (meme, video, postera, vepra arti etj.) me përdorimin e humorit dhe të drejtave të njeriut në krijimin e narrativave kundërshtuese dhe alternative

VLERËSIMI

Forma e vlerësimit në Google

NË VIJIM

Secili grup ka aktivitete të ndryshme vijuese, bazuar në fushatën e tyre të ndryshimit të sjelljes:

Vota për videot më të mira

Mbulimi mediatik për posterat

Ekspozita për vepra arti etj.

85%