KAPITULLI 1

Mekanizmat e luftimit të gjuhës së urrejtjes online

Gjuha e urrejtjes ka kohë që gjendet mes nesh dhe ka pasur përpjekje të ndryshme për ta shuar, duke mos mundur asnjëherë ta shuajmë plotësisht, të paktën ta minimizojmë. Kjo detyrë shumë e vështirë është ndërmarrë nga shumë iniciativa, të cilat janë përpjekur të zvogëlojnë efektin dhe vazhdimësinë e gjuhës së urrejtjes. Hidhini një sy disa prej këtyre praktikave të mira dhe rezultatet e tyre mbresëlënëse!

❖ PLATFORMAT PËR RAPORTIM

Në Shqipëri u lançua platforma online “ISIGURT” (www.isigurt.al) si një platformë raportimi për abuzimet dhe shkeljet në internet. Përgjatë viteve 2016-2018 në këtë platformë janë denoncuar mbi 300 raste të fëmijëve dhe të rinjve, nga të cilët rreth 62% janë bullizuar online. Nga Janari deri në Qershor 2019, 60% nga 35 raste të raportuara ishin të lidhura me gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe shantazhet online.

“OJQ Youth for Peace”, nga Bosnja dhe Hercegovina, në partneritet me “Somborski Edukativni Centar” nga Serbia dhe “Udhëtim i Lirë” nga Shqipëria kanë zbatuar fushatën #ALTerhate në platformën #Speech4Change. #Speech4Change është një platformë e krijuar nga të rinjtë pjesëtar të Rrjetit Rinor Ndërfetar Evropian të Feve për Paqe, i cili synon të luftojë gjuhën e urrejtjes përmes aktiviteteve të edukimit, sensibilizimit dhe avokimit për pranimin e diversitetit dhe përfshirjes përmes krijimit të narrativave alternative.


❖ AUTORIZIMET NË WEB

In some countries NGOs have succeeded in persuading online authors and internet service providers to remove websites dedicated to hate speech. This approach has been particularly successful in countries with hate speech laws, such as the Netherlands. For example, the Dutch Magenta Foundation’s Complaints Bureau for Discrimination on the Internet has succeeded in removing thousands of examples of hate speech from the Internet since 1997, by pointing out the illegality of hate speech to authors and owners of sites containing such material. This approach was successful in 95% of cases.

❖ ARMËT E INTERNETIT

Në Ambon, Indonezi, një grup ndërfetar i quajtur Provokatorët e Paqes përdori mesazhe sms dhe rrjetet sociale për të kundërshtuar mesazhet që nxisin dhunën. Sa herë që fillonin të qarkullonin thashethemet për incidente të dhunshme, menjëherë dërgoheshin vullnetarë për të verifikuar faktet, dhe mesazhe sms dhe mesazhe në rrjetet sociale qarkullonin për të rregulluar çështjen, me qëllim parandalimin e sulmeve hakmarrëse. Grupi besohet të ketë luajtur një rol kyç në kontrollin e dhunës në Ambon në Shtator të vitit 2011.

❖ NJË BETEJË E KODIFIKUAR

Një hap shumë i rëndësishëm që u ndërmor nga BE-ja ishte Kodi i Sjelljes së BE-së për paligjshmërinë e gjuhës së urrejtjes online. Për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e gjuhës së paligjshme të urrejtjes online, në Maj 2016, Komisioni ra dakord me Facebook, Microsoft, Twitter dhe YouTube për një “Kod sjelljeje për të luftuar gjuhën e paligjshme të urrejtjes online”. Gjatë vitit 2018, Instagram, Snapchat dhe Dailymotion i’u bashkëngjitën Kodit të Sjelljes, Jeuxvideo.com në Janar 2019 dhe TikTok u bashkua në Shtator 2020. Më 25 Qershor 2021, LinkedIn njoftoi gjithashtu pjesëmarrjen e saj në Kodin e Sjelljes.

Me këtë iniciativë, Kodi tani mbulon 96% të tregut të BE-së të platformave online që mund të preken nga përmbajtja e urrejtjes.

Facebook raporton se ka një rrjet global prej rreth 15,000 njerëz që punojnë në të gjitha llojet e rishikimit të përmbajtjes dhe në Google dhe YouTube ka më shumë se 10,000 njerëz që punojnë për të adresuar përmbajtjen që mund të shkelë politikat e kompanisë. Nga të dhënat e raportuara nga disa prej kompanive të IT-së pjesëmarrëse në Kod, sasia e njoftimeve për përmbajtjen e gjuhës së urrejtjes duket të jetë në intervalin 17-30% të totalit. Facebook raporton se ka hequr 3.3 milionë pjesë të përmbajtjes për shkelje të politikave të gjuhës së urrejtjes në tremujorin e fundit të vitit 2018 dhe 4 milionë në tremujorin e parë të vitit 2019. Në vitin 2018, më shumë se 6.2 milionë llogari në Twitter u sinjalizuan se kanë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe platforma ndërmori veprime në rreth 536,000 llogari. Një studim i kryer nga Vox POL për Komisionin në vitin 2018, bëri një analizë krahasuese të aktivitetit të një grupi prej rreth 175 “Urrejtësve” në disa Shtete Anëtare të BE-së: Ky grup ka prodhuar 60,000 postime me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes në vitin 2016, aktiviteti i tyre sot është reduktuar në 7400 postime.

Vlen të theksohet se kjo i referohet raportimeve të marra dhe nuk korrespondon me numrin aktual të heqjeve të përmbajtjeve me urrejtje. Për shembull, mund të ndodhë që pjesët e përmbajtjes të raportohen gabimisht nga përdoruesit si gjuhë urrejtjeje.

Këto të dhëna padyshim dëshmojnë se fenomeni i gjuhës së urrejtjes online është një çështje që ka të bëjë me një numër të madh njerëzish që ndodhen në pozitën e viktimës, autorit, vëzhguesit apo autoritetit që duhet të reagojë, ndërsa numri i lartë i rasteve të gjuhës së urrejtjes tashmë ka rënë në radar të atyre që janë përgjegjës ose me pushtet për të prekur një audiencë më të madhe. Megjithatë, kjo mënyrë për të luftuar gjuhën e urrejtjes nuk mund të jetë e mjaftueshme apo efektive më vete. Pra, tani është koha për të mësuar hap pas hapi procesin e luftimit të gjuhës së urrejtjes online si individë aktivë në fushën e rinisë, punës rinore ose organizatave rinore.

Në fund të ditës…JU keni fuqinë për të ndryshuar botën! Pse jo edhe gjuhën e urrejtjes?

❖ NARRATIVAT E KUNDËRTA DHE ALTERNATIVE

Por a ka ndonjë gjë që mund të bëjmë vetë për t’iu bashkuar betejës kundër narrativave negative? Si duhet të reagojmë kur përballemi me një incident të gjuhës së urrejtjes, qoftë si viktima apo si vëzhgues? Përgjigja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: narrativa kundërshtuese dhe alternative! Ndonjëherë nuk ka përgjigje më të mirë ndaj një sulmi të motivuar nga urrejtja sesa një mburojë e pozitivitetit dhe optimizmit! Përfshirje dhe solidaritet kundër diskriminimit dhe paragjykimit! Kapitulli 3 i këtij udhëzuesi do t’ju udhëzoj hap pas hapi në procesin se si të zhvilloni dhe përdorni narrativa kundërshtuese dhe alternative. Mos humbisni më kohë! Hidhini një sy dhe bashkohuni në betejë!

13%