KAPITULLI 3

A. Një vështrim i shpejtë i mendimit kritik

Ka kaq shumë bujë për këtë, por a jemi vërtet të sigurt se e kuptojmë thellë se çfarë do të thotë në të vërtetë të menduarit kritik? Në fakt, përdorimi i trurit tonë, përvojave tona, njohurive tona, emocioneve tona gjatë marrjes së një lloj përmbajtjeje (përfshirë komentet me urrejtje), veçanërisht kur ky ndërveprim ndodhë online me informacionet e panumërta që hasim në baza ditore, është elementi kryesor për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe për të marrë vendime më të mira për veten dhe të tjerët. Me fjalë të tjera, të menduarit kritik është pika fillestare e njohjes së gjuhës së urrejtjes dhe e kuptimit të shtrirjes së saj kur ajo po ndodhë në kohë reale. Duhet ta njohim armikun tonë përpara se të luftojmë, apo jo?
Megjithatë, pyetja kryesore mbetet e hapur: cilët janë elementët më të rëndësishëm të të menduarit kritik dhe çfarë nënkuptojnë në të vërtetë ato? A guxoni ta pranoni sfidën? Le të luajmë!

PËRGJIGJE ME KRYQËFJALË:
1. Problem solving 2. Clarity 3. Research 4. Argument 5. Fallacy 6. Evidence 7. Emotion 8. Assumption 9. Rational thinking 10. Evaluation 11. Perception 12. Explanation

Si ju duk??? Si shkoi? Nëse rezultati juaj nuk është…i kënaqshëm, mos u shqetësoni! Ne do të shkojmë hap pas hapi në proces së bashku. Si fillim, të menduarit kritik siç përcaktohet nga fjalori Oxford është “procesi i analizimit të informacionit për të marrë një vendim logjik në lidhje me masën në të cilën besoni se diçka është e vërtetë ose e rreme”, ndërsa fjalori Merriam-Webster e përshkruan atë si “procesi mendor i konceptimit, aplikimit, analizimit, sintetizimit dhe vlerësimit të informacionit në mënyrë aktive dhe me mjeshtëri për të arritur në një përgjigje ose përfundim”, që do të thoshim se duket më afër përbërjes reale të të menduarit kritik si një proces që kërkon një kombinim të elementeve të shumta dhe është shumë kompleks në thjeshtësinë e vet! Ndiqni 4 hapat e të menduarit kritik në procesin e vendimmarrjes në jetën tuaj të përditshme:

Identifikoni problemin sa më qartë që të jetë e mundur

Krijo kritere

Gjeni një zgjidhje dhe krahasoni atë me alternativat e mundshme

Aplikoni zgjidhjen e zgjedhur dhe vlerësoni efikasitetin/efektivitetin e saj

Këshillë: Për të mësuar më shumë rreth hapave të mendimit kritik, vizitoni udhëzuesin tonë të Parandaluesve, Think! Don’t Hate!

Kjo nuk i referohet vetëm mënyrës se si ne mund të parandalojmë gjuhën e urrejtjes, por edhe për të njohur, dekonstruktuar dhe transformuar narrativat e urrejtjes përmes narrativave kundërshtuese dhe alternative. Le të shohim se si bëhet!

37%