KAPITULLI 1

B. Kur numrat flasin vetë

Ndonjëherë është më e vështirë të imagjinohet shtrirja reale e një situate, përveç nëse përfshihen prova reale – numrat nuk gënjejnë! Shumë kërkime, sondazhe dhe raporte, jo vetëm në nivel evropian, por edhe në nivel global, dëshmojnë se fenomeni i gjuhës së urrejtjes në internet nuk është më një detyrë e menaxhueshme – por kërkon veprime drastike!

Përmbajtja e postimeve me urrejtje mund të gjendet kudo. Interneti po u ofron mundësinë të gjithë përdoruesve të tij që të shprehin hapur mendimin e tyre dhe të gjejnë hapësirë ​​të mjaftueshme për të ndarë këndvështrimin e tyre individual mbi realitetin, ndonjëherë duke përfshirë përmbajtje mosrespektuese dhe urrejtjeje kundër të tjerëve, grupeve ose individëve të caktuar. Sipas një sondazhi online të vitit 2015 të kryer nga Universiteti Kombëtar i Irlandës në kuadrin e “No Hate Speech Movement” të Këshillit të Evropës, këto janë platformat më të zakonshme të komunikimit ku mbizotëron gjuha e urrejtjes:

Kur flasim për shtëpinë tonë, Evropën, statistikat që lidhen me të rinjtë dhe të rejat dhe incidentet e urrejtjes online janë tejet shqetësuese, pa marrë parasysh moshën, gjininë, statusin social ose financiar, profesionin ose bindjet sociopolitike:

 
0 %

e përdoruesve të internetit nga 9 deri në 16 vjeç në mbarë Evropën raportuan se ishin ngacmuar në internet, ndërsa gjysma e tyre (3 %) pranuan se kishin ngacmuar të tjerët.

 
0 %

e të anketuarve të një sondazhi online të Këshillit të Evropës deklaruan se kishin hasur rregullisht gjuhë të urrejtjes në internet, ku shënjestrat më të përsëritur të gjuhës së urrejtjes ishin personat LGBT (70%), muslimanët (60%) dhe gratë.

 
0 %

e 3.500 fëmijëve nga mosha 9-16 vjeç ishin viktima të ngacmimit kibernetik.

 
0 %

e grave janë abuzuar në internet duke u bërë viktima të gjuhës së urrejtjes dhe më shumë se gjysma e tyre besojnë se interneti nuk është një hapësirë ​​e sigurt për t’u shprehur.

 
0 %

e ngacmuesve online të moshës 16 vjeçare rrëfyen se kishin ngacmuar persona personalisht dhe 55% e viktimave në internet thanë se ishin ngacmuar gjithashtu ballë për ballë.

 

Megjithatë, siç u përmend më parë, gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e saj nuk është një çështje evropiane por është një problem global. Për shembull, sipas një sondazhi kombëtar me bazë në shkollë me 5,272 fëmijë dhe të rinj e të reja në klasët prej 4 deri në 11, të kryer nga Rrjeti i Ndërgjegjësimit të Medias të Kanadasë “Young Canadians in a Wired World” mbi temën e ngacmimit në internet dhe ekspozimit ndaj urrejtjes:

• 25% e përdoruesëve të rinj të internetit raportojnë se kanë marrë mesazhe me materiale të urrejtjs kundrejt të tjerëve, me 35% që fatkeqsisht nuk kanë reaguar fare (duke raportuar, përgjigjur etj), dhe 29% që iu përgjigjën vetë (pa kërkuar mbështetje apo këshilla).

• Duke marrë parasysh se një masë e madhe prej 56% e të gjithë përdoruesve të rinj të internetit përdorin mesazhe të menjëhershme, 14% e tyre tregojnë se janë kërcënuar gjatë përdorimit të platformave/aplikacioneve përkatëse.

• 16% e përdoruesëve të rinj të internetit pranojnë që vetë ata kanë qenë autorë të gjuhës së urrejtjes përmes komenteve negative kundër individëve apo grupeve të tjera. Shumica e tyre (60%) ishin meshkuj.

Sipas vëzhgimeve të Komisionit Evropian[1] në lidhje me tendencat aktuale të gjuhës së urrejtjes online, racizmi (me antisemitizmin që përbën 10% të rasteve) duket të jetë forma më e zakonshme, pa ulur në listë format e tjera tē gjuhës së urrejtjes në botën digjitale. Sidoqoftë, sondazhi online i vitit 2015 i realizuar në kuadër të “No Hate Speech Movement” na jep një ide të qartë të temave më të zakonshme që nxisin gjuhën e urrejtjes në internet:

Kjo sfidë nuk u shpërfill aspak nga Komisioni Evropian, i cili në vitin 2016 arriti një marrëveshje me kompanitë më të njohura të IT-së dhe platformat e mediave sociale për zhvillimin e “Kodit të sjelljes për të luftuar gjuhën e paligjshme të urrejtjes në internet”, duke synuar të ndihmojë përdoruesit e internetit të raportojnë gjuhën e paligjshme të urrejtjes në këto platforma dhe eleminimin e të njejtës. Rezultatet e kësaj nisme ishin çuditërisht pozitive, pasi sipas vlerësimeve mesatarisht 90 % e këtyre raporteve shqyrtohen në më pak se 24 orë, ndërsa 71% e tyre hiqen. Në mënyrë indikative, në vitin 2019 Facebook ka hequr 7 milionë raste të gjuhës së urrejtjes në një periudhë tre mujore me mbështetjen e inteligjencës artificiale në shumicën e incidenteve. Shprehimisht, në vitin 2019 Facebook-u ka fshirë 7 milion raste të gjuhës së urrejtjes në periudhë tre mujore, me ndihmën e intelegjencës artificiale në të shumtën e rasteve.

Kjo nuk është e gjitha!

Kjo nuk është e gjitha! Hapi tjetër për Komisionin Evropian është përditësimi i ligjeve dixhitale dhe përshtatja e tyre me nevojat e sotme, përmes paketës së Aktit të Shërbimeve Dixhitale (ASD), si pjesë e Strategjisë Dixhitale të BE-së, me qëllim krijimin e një hapësire dixhitale më të sigurt në të cilën të drejtat themelore të gjithë përdoruesit e shërbimeve dixhitale janë të mbrojtur.

 Duke konsideruar se në kuadrin ligjor ka shumë risi dhe ka pasur një përpjekje të fortë kolektive për të ndihmuar në luftimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes online, ligjet nuk  mjaftojnë. Pa dyshim se mënyra më e fuqishme për të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe për të krijuar një botë më të mirë nuk është tjetër veçse një brez i ardhshëm aktiv, i angazhuar dhe premtues!

Me fjalë të tjera… jeni ju!

7%