Është e vërtetë: përrallat nuk kishin për qëllim kurrë të shkaktonin ndonjë dëm ose të provokonin sjellje armiqësore ndërmjet lexuesve të tyre – e lëre më grupin e synuar më të rëndësishëm të tyre: fëmijët dhe të rinjtë! Është gjithashtu e vërtetë që përrallat kanë lindur në kohët kur pothuajse asnjë nga konceptet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe barazinë nuk ishin temë për t’u diskutuar! E trishtueshme, por e vërtetë! Megjithatë, njerëzimi ka evoluar dhe ka treguar përparim të konsiderueshëm në këtë çështje, kështu që është koha për të reflektuar, rishikuar dhe – pse jo? – për të ndryshuar mbetjet e së kaluarës në mënyrë që ato të përshtaten me vlerat e epokave moderne ku të gjithë njerëzit do të jenë të barabartë dhe të respektuar. Pasi që është fjala për ato, përrallat nuk janë përjashtim. A keni menduar ndonjëherë nëse ose çfarë mesazhesh të fshehura dalin nga një lexim më i kujdesshëm i një përrallë? Apo jeni më rehat të qëndroni me sy të lidhur nga pafajësia e tyre sipërfaqësore? Le të hedhim një vështrim në një nga përrallat më të famshme dhe më të dashura të të gjitha kohërave!
Hirushja
Njerka e keqe dhe motrat e shëmtuara të Hirushes nuk e linin atë të shkonte në ballo, pasi që ato e xhelozonin për rininë dhe bukurinë e saj. Megjithatë, kumbara zanë e saj e bëri këtë të ndodhë me magjinë e saj. Ajo kërceu me princin e pashëm dhe ata ranë në dashuri. Meqenëse ajo duhej të largohej në mesnatë, ajo vrapoi dhe humbi njërën shapkë. Princi gjeti shapkën dhe e kërkoi atë në çdo vend. Pasi që e gjeti atë, ai e shpëtoi atë nga njerka, pastaj u martuan dhe jetuan të lumtur përgjithmonë.
Fraza
Narrativat negative të fshehura
Është më se e qartë se shumica e përrallave përfshijnë narrativa që janë pak a shumë të zakonshme në të gjitha tregimet. Ne jemi shumë të sigurtë se mund të ketë shumë më tepër nëse do të përpiqeshim të analizonim versionin e gjatë të tyre! Pra, si do të dukej kjo përrallë nëse do të përpiqeshim të heqim qafe të gjitha narrativat stereotipike dhe ta transformojmë atë në një histori më gjithëpërfshirëse dhe më të pranueshme? Shijoni versionin tonë të Hirushes!
Hirushja ishte një vajzë e re dhe e fuqishme me një mendje të mprehtë dhe shumë punëtore. Dita e ballos kishte ardhur, por ajo nuk ishte ende e sigurt nëse do të mund të shkonte, pasi duhej të përfundonte detyrat e shtëpisë për të nesërmen. Megjithatë, ajo me të vërtetë donte të ishte atje – do të ishte një mundësi shumë e mirë për t’u shoqëruar me të tjerët! Më në fund, ajo e shtyu veten pak më shumë dhe arriti të përfundonte në kohë detyrat e shtëpisë. Ajo veshi një fustan të bukur dhe këpucët e para që gjeti në dollap, të cilat ishin pak më të mëdha se përmasat e saj, por nuk kishte kohë për këtë – ajo duhej të shkonte në kohë në ballo. Ajo ishte e vendosur të argëtohej shumë, por të mos rrinte zgjuar deri vonë – të nesërmen duhej të shkonte gjithsesi në shkollë! Ajo kërceu shumë, qeshi dhe takoi shumë njerëz, kështu që kur hodhi një sy orës kuptoi se ishte pothuajse mesnatë! Ishte koha për t’u larguar! Duke u larguar me nxitim nga vendi, ajo rrëshqiti dhe – meqë këpucët e saj ishin të mëdha për të – ajo humbi njërën prej tyre në shkallë. Për fat të mirë, një nga shokët e saj të klasës e gjeti këpucën dhe u tregua aq i sjellshëm për t’ia dhënë të nesërmen në shkollë. Ai dukej shumë i sjellshëm dhe i butë, megjithëse ajo nuk e kishte vënë re deri atëherë. Filluan të shoqëroheshin, u njohën më mirë dhe ai doli të kishte një personalitet shumë interesant! Kështu, ata u bënë miq të mirë dhe jetuan të lumtur!
Si ju duket tani? Ne ju sfidojmë juve ti provoni versionet e juaja të cfarëdo përralle, duke përdorur imagjinatën tuaj dhe duke qenë mendjehapur! Testoni aftësitë tuaja në…shkrim të historive dhe bëni qejf!
Por duke iu kthyer temës sonë, pyetja me rëndësi tani është…çfarë mund të bëjmë për këtë? Si mund të luftojmë dhe si mund të ndryshojmë gjithçka që na shqetëson? Mos shkoni shumë larg! Përgjigja është aq e thjeshtë sa dy fjalë të vetme: të menduarit kritik!