Ka të paktën një reagim për çdo veprim. Një mendim pozitiv për çdo mendim negativ. Një pikë e zezë në çdo pikë të bardhë. Pak dritë për çdo errësirë. Pra, pse jo, një kundërvënie ndaj çdo narrative urrejtjeje? Një alternativë për çdo shtypje?
Duke folur për narrativat kundërshtuese, me fjalë të thjeshta, qëllimi i tyre është nga njëra anë të parandalojnë sjelljet e urrejtjes dhe të përfshihen më tej që të përkeqësojnë pikëpamjet diskriminuese dhe ekstremiste, dhe nga ana tjetër të angazhojnë njerëz që kanë ndarë (ose vazhdojnë të ndajnë) opinione urrejtjeje në procesin e ndryshimit të këndvështrimit dhe qëndrimit të tyre ndaj të tjerëve. Tani, kur bëhet fjalë për narrativat alternative, këto zakonisht përfshijnë zhvillimin dhe promovimin e ideve jodiskriminuese dhe gjithëpërfshirëse, me karakter pozitiv dhe empatizues, duke synuar grupe të ndryshme njerëzish, duke përfshirë edhe vetë prodhuesit e urrejtjes. Të dyja format e narrativave (kundërshtuese dhe alternative) luftojnë ato shtypëse duke i diskredituar dhe dekonstruktuar përmes respektit, çiltërsisë, barazisë, mirëkuptimit dhe solidaritetit. Nuk ka vetëm një mënyrë për ta arritur atë, përkundrazi kemi një larmi të madhe mjetesh dhe metodash: fakte dhe argumente, që lidhen me emocionet dhe përvojën e dikujt, humor, kontakte të drejtpërdrejta personale me njerëz që vijnë nga kontekste të ndryshme etj. Megjithëse narrativat kundërshtuese dhe ato alternative janë mjete po njejtë të rëndësishme dhe efektive në betejën kundër gjuhës së urrejtjes, ato duket se kanë disa dallime që i lejojnë ato të mbulojnë një gamë të gjerë formash të gjuhës së urrejtjes. Karakteristikat e tyre specifike, si dhe një analizë e detajuar se nga vijnë, cili është kontributi i tyre dhe cilat janë disa iniciativa të suksesshme dhe praktikat më të mira në betejën kundër gjuhës së urrejtjes që ndodh në mbarë Evropën, janë të gjitha elemente të manualit “NE MUNDEMI! Aksioni kundër gjuhës së urrejtjes përmes narrativave kundërshtuese dhe alternative” prodhuar në kuadrin e “No Hate Speech Movement” të Këshillit të Evropës.
Duke folur për narrativat kundërshtuese, me fjalë të thjeshta, qëllimi i tyre është nga njëra anë të parandalojnë sjelljet e urrejtjes dhe të përfshihen më tej që të përkeqësojnë pikëpamjet diskriminuese dhe ekstremiste, dhe nga ana tjetër të angazhojnë njerëz që kanë ndarë (ose vazhdojnë të ndajnë) opinione urrejtjeje në procesin e ndryshimit të këndvështrimit dhe qëndrimit të tyre ndaj të tjerëve. Tani, kur bëhet fjalë për narrativat alternative, këto zakonisht përfshijnë zhvillimin dhe promovimin e ideve jodiskriminuese dhe gjithëpërfshirëse, me karakter pozitiv dhe empatizues, duke synuar grupe të ndryshme njerëzish, duke përfshirë edhe vetë prodhuesit e urrejtjes. Të dyja format e narrativave (kundërshtuese dhe alternative) luftojnë ato shtypëse duke i diskredituar dhe dekonstruktuar përmes respektit, çiltërsisë, barazisë, mirëkuptimit dhe solidaritetit. Nuk ka vetëm një mënyrë për ta arritur atë, përkundrazi kemi një larmi të madhe mjetesh dhe metodash: fakte dhe argumente, që lidhen me emocionet dhe përvojën e dikujt, humor, kontakte të drejtpërdrejta personale me njerëz që vijnë nga kontekste të ndryshme etj.
Megjithëse narrativat kundërshtuese dhe ato alternative janë mjete po njejtë të rëndësishme dhe efektive në betejën kundër gjuhës së urrejtjes, ato duket se kanë disa dallime që i lejojnë ato të mbulojnë një gamë të gjerë formash të gjuhës së urrejtjes. Karakteristikat e tyre specifike, si dhe një analizë e detajuar se nga vijnë, cili është kontributi i tyre dhe cilat janë disa iniciativa të suksesshme dhe praktikat më të mira në betejën kundër gjuhës së urrejtjes që ndodh në mbarë Evropën, janë të gjitha elemente të manualit “NE MUNDEMI! Aksioni kundër gjuhës së urrejtjes përmes narrativave kundërshtuese dhe alternative[1]” prodhuar në kuadrin e “No Hate Speech Movement” të Këshillit të Evropës. Të dy narrativat, si ato kundërshtuese si dhe ato alternative ndajnë shumë elemente të përbashkëta dhe po mbështesin njëra-tjetrën në betejën kundër gjuhës së urrejtjes. E përbashkëta më e rëndësishme është objektivi i tyre kryesor: të zënë hapësirën publike! Megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm karakteristikash që i dallojnë këto dy forma të narrativave. Këto karakteristika do të përpiqemi t’i paraqesim në një formë të thjeshtë dhe të kuptueshme në tabelat e mëposhtme:
NARRATIVAT KUNDËRSHTUESE
KARAKTERISTIKA
SHPJEGIMI
Zakonisht i’u përgjigjen një sfide ose incidenti specifik, një ngjarjë të vetme apo një urgjence të caktuar
Rrëzojnë bazën dhe thelbin e një narrative shtypëse
Shërbejnë si pengesë dhe konfrontojnë shprehje konkrete të urrejtjes
Përdorin fakte/informacion valid për të zvogëluar burimin e pavlefshëm ose informacionin e gabuar/të pavërtetë në të cilin mbështetet narrativa e urrjetjes
Duke folur për iniciativat e suksesshme, hidhini një sy aktivitetit “Hate Destroyer Mural” të zbatuar në Finlandë në https://vimeo.com/72886961 , si dhe “Guide on Counter Speech on Twitter” të prodhuar nga fushata “Get the Trolls Out” në www.stoppinghate.getthetrollsout.org. Megjithatë, duke pasur parasysh se narrativat kundërshtuese trajtojnë një incident specifik ose një emergjencë të gjuhës së urrejtjes, ka shumë të ngjarë që dikush të bjerë në grackë, të ndikohet nga ndjenjat e tyre dhe tensioni momental dhe të përfundojë në shkeljen e disa prej parimeve të të drejtave të njeriut gjatë përpjekjes së tyre për t’i mbrojtur ato! Për të shmangur këtë kthesë të pafat, “No Hate Speech Movement” ka vendosur një sërë rregullash të arta që duhen respektuar në procesin e zhvillimit të një narrative kundërshtuese për të promovuar të drejtat e njeriut:
Tani, le të hedhim një vështrim në specifikat e narrativave alternative:
NARRATIVAT ALTERNATIVE
KARAKTERISTIKAT
SHPJEGIMI
Në vend që ti pergjigjen një incidenti të momentit, ato janë një projekt i gjërë, i cili sjellë ndryshim afatgjatë në shoqëri duke ofruar “anën tjetër të ngjarjes”
Prezentojnë çka mbështetet dhe inkurajohet, në vend të asaj se “kundër” kujt mund të jetë
Prezentojnë një qasje ndryshe ndaj një teme specifikisht të ndjeshme
Tentojnë të ofrojnë një mënyrë ndryshe të mendimit në shoqëri në përgjithësi
Rregullave nuk u shpëtojnë as narrativat alternative. Përkundrazi, duhet pasur parasysh udhëzimet e mëposhtme kur përpiqeni të formuloni një narrativë alternative:
Siç mund të shihni, të drejtat e njeriut duket se janë esenca thelbësore e betejës kundër gjuhës së urrejtjes, si në internet ashtu edhe jashtë tij. Por si mund të bëhen të drejtat e njeriut arma jonë kundër narrativave të urrejtjes dhe shtypjes? Na lejoni neve që të ju udhëzojmë…