KAPITULLI 1

B. Statistika dhe shembuj të gjuhës së urrejtjes online

Duket se njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë kuptimin e vërtetë dhe thelbin e pastër të të drejtave themelore të njeriut, duke luftuar për të ndjekur kufijtë mes koncepteve si “liria e fjalës”, “liria e mendimit dhe e shprehjes”, “barazia”, “mos- diskriminimi”, “respekti” etj. “Hapësira e lirë dhe e hapur” e botës online i mundësoi pothuajse të gjithëve të shprehin mendimet e tyre, duke qenë në diskrecionin dhe mirëkuptimin e tyre personal për t’i vendosur kufij kësaj lirie dhe për të siguruar respektin ndaj njëri-tjetrit. Si rezultat, njerëzimi u njoh me incidente të rënda të gjuhës së urrejtjes që ndodhin online – dhe për fat të keq numrat janë këtu për të konfirmuar peshën e këtij fenomeni. Disa raste të shprehjeve të tilla të urrejtjes janë dokumentuar dhe publikuar nga nisma e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë disa shifra shumë shqetësuese:

Gjuha e urrejtjes në internet

SHQIPËRIA

0 %
pretendojnë të jenë të kërcënuar ose ngacmuar në internet

BOSNJE DHE HERCEGOVINA

0 %
e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në internet

KOSOVË

0 %
nga fëmijët e ngacmuar u ngacmuan në rrjetet sociale

Mali i Zi

0 %
e fëmijëve raportuan se dhuna më e madhe online ndodh në rrjetet sociale

MAQEDONIA VERIORE

0 %
e fëmijëve nuk i dinë mekanizmat që mund të përdorin në rast të dhunës në internet

SERBIA

0 %
e fëmijëve janë ndier shumë herë të pasigurt në internet

Përafërsisht 21% e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në media midis Nëntorit dhe Dhjetorit të vitit 2016 kishin përmbajtje diskriminuese dhe gjuhë urrejtjeje, sipas një gjetjeje që u has në një projekt pilot për monitorimin e raportimit nga mediat në Shqipëri. Rëndësia e sondazhit, i cili ishte i pari dhe më gjithëpërfshirësi deri më tani, zbuloi se gratë ishin subjekt i diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në 73% të rasteve.

Rekomandimi i politikave të përgjithshme nr.15 për luftimin e gjuhës së urrejtjes (2015) i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës përfshin për herë të parë bazat e seksit dhe gjinisë në përkufizimin e gjuhës së urrejtjes. Megjithatë, gjinia ishte shkaku ose motivi kryesor i diskriminimit dhe/ose gjuhës së urrejtjes në 41 % të rasteve, e ndjekur nga temat e bazuara në përkatësinë etnike dhe/ose racore në 22 %, bindjet politike në 17 %, dhe orientimi seksual ose identiteti gjinor në 11 % të artikujve të monitoruar.

Gjithashtu, raporti i fundit i Institutit për Kërkime Sociale (ISF) në Shqipëri tregoi se personat nga komuniteti LGBTI ishin dy herë më shumë objektiva të diskriminimit dhe përjashtimit në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Sipas raportit, shumica e atyre që ishin objektiva të gjuhës së urrejtjes ishin në shënjestër në internet, vecanërisht në seksionet e komenteve në Facebook dhe/ose Instagram.

Për të vazhduar më tej, në vitin 2019 në Mal të Zi janë ngritur mbi 100 akuza për diskriminim, gjuhë urrejtjeje dhe abuzim verbal në internet, pas monitorimit të komenteve në mediat sociale, që është pjesë e rregullt e punës së Forumit LGBT Progress.

Dhe vetëm në rast se këto shifra ju duken të ekzagjeruara ose jo shumë realiste, një kërkim i shkurtër në internet – me siguri – do t’ju cudise jashtëmase, pasi këto sjellje urryese nuk shfaqen vetëm në zakonet e individëve, por duket se të jetë një normalitet për mediat zyrtare, politikanët apo individët autoritativë që prekin një audiencë të madhe. Për te mos ju humbur kohë që të kërkoni, më poshtë i gjeni disa shembuj:

vs

Kjo deklaratë e z. Aleksandër Rakoviq përkthehet si “Malazezët janë gabime, ta pushtojmë Nikshiqin, pastaj le ti rregullojmë.” Kjo deklaratë është realizuar në emisionin televiziv të mëngjesit  “Beteja për Nikshiqin” të kanalit televiziv serb “Happy TV”. Siç është e qartë, ai shpreh qartë narrativa urrejtjeje nacionaliste kundër malazezëve, duke ndezur flakët e ndjenjës anti-malazeze të popullatës serbe. Është me rëndësi të përmendet se z. Rakoviq është një historian serb i mirë-arsimuar, i cili ka studiuar në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit.

vs

 Ekzistonte një grup në Facebook me emrin “Vdekje Shiptarëve”, ku gjendeshin vetëm foto me karakterin e urrejtjes dhe talljes së shqiptarëve. Në këtë grup nuk kanë munguar komentet me urrejtje si “VETËM SHIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHIPTAR I MIRË!!!”. Termi “shiptar” lidhet me përkthimin shqip të “Shqipërisë”, por në këtë rast përdoret në mënyrë negative, duke u përpjekur të ofendojë dhe përhapë urrejtje ndaj shqiptarëve, arsye për të cilën është krijuar ky grup. Është e rëndësishme të theksohet se pas një numri të madh raportimesh, Facebook e ka përjashtuar nga platforma e saj këtë grup, duke e konsideruar vetë ekzistencën e tij si shkelje të pastër të të drejtave themelore të njeriut.

vs

Translation: “Criminal Serbia donates vaccines- 19.02.2021 – Klan Kosova”

Ky është titulli i një lajmi në kanalin televiziv “Klan Kosova” të Kosovës. Artikulli i referohet Serbisë si “Serbia Kriminale” dhe komenton synimin e Serbisë për të dhuruar vaksina për COVID19 në Kosovë, kjo e fundit përfundimisht e pati refuzuar këtë ndihmë. Nëpërmjet videos mund të shohim disa figura politike të Kosovës apo deklarata nga ana e tyre që e cilësojnë Serbinë si “shtet kriminal” apo se kjo është vetëm një “përpjekje e rreme për t’u dukur mirë në sytë e ndërkombëtarëve”.

vs

Përkthimi:
Titulli: “Shkupjanët (një term që përshkruan të gjithë individët nga Maqedonia Veriore, i përdorur nga ata që nuk e njohin Maqedoninë Veriore) krijuan një hartë që sjell kufijtë e tyre deri në Larisa. (Qytet grek në Greqinë Qendrore)”
Komenti: “Skuadra jonë nr.117 e artilerisë në Polikastro do t’i zhdukë nga harta brenda 15 minutave. Jeta është e thjeshtë.”

Kjo faqe në Facebook me emrin “Greqia – një faqe për të gjithë grekët anembanë botës” po mbledh lajme nga e gjithë Greqia (të rreme apo të vërteta – vështirë se mund të thuhet ndonjëherë), disa prej të cilave provokojnë urrejtje kundër Maqedonisë së Veriut në lidhje me mosmarrëveshje të ndjeshme gjeografike dhe historike midis dy vendeve. Aktualisht ka 436.000 pëlqime dhe postime të tilla tërheqin ndjekës të shumtë që ndajnë komente urrejtjeje që parashikojnë dhunë dhe brutalitet.

A ju dha e gjithë kjo një dozë adekuate? Nëse jo, ndjehuni të lirë të eksploroni internetin për më shumë…surpriza të pakëndshme të gjuhës së urrejtjes online dhe -pse jo?- kontrolloni peizazhin në vendet tuaja!

7%