KAPITULLI 4

C. Cikli i mësimit

Të gjithë e dimë se sa i komplikuar mund të jetë procesi i të mësuarit në edukimin joformal. Dhe kjo është esenca! Që audienca të stimulohet në mënyra të shumta, të kalojë nëpër të gjitha fazat e procesit mësimor, të shijojë udhëtimin, të ndërveprojë me njëri-tjetrin dhe përfundimisht ta kthejë këtë përvojë në dije të pastër, tashmë të tretur dhe të vendosur në mendjet dhe shpirtrat e tyre. Vetëm atëherë ata do të jenë në gjendje të reflektojnë dhe vlerësojnë përfitimet që kanë marrë, si dhe të jenë në gjendje ta transferojnë më tej këtë njohuri dhe të shumëfishojnë rezultatet e përpjekjes suaj. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptoni të gjitha fazat e ndryshme të ciklit të të mësuarit, në mënyrë që të jeni në gjendje të zhvilloni narrativa efektive kundërshtuese dhe alternative, t’i mësoni audiencës tuaj se si t’i transmetojnë ato vetë dhe të arrini ndikimin maksimal në përpjekjen tuaj për t’iu kundërvënë narrativave negative! Ky proces mësimor nuk ka fillim apo fund të përcaktuar. Është një rreth i vazhdueshëm ku njëra fazë pason tjetrën, përsëritet dhe përsëritet prap, duke i ofruar audiencës një përvojë unike të të mësuarit dhe thithjes së njohurive.

*PERVOJA* ...sigurimi i aktivitetit...
*APLIKIMI* Si duhet ta zbatoj atë që kam mësuar
*GJENERALIZIM* Duke kërkuar për modele. Lidhja me jetën reale. Lidhja me teoritë
*REFLEKTIMI * Çfarë ka ndodhur? si u ndjeva? Cili është kuptimi i kësaj eksperience për mua?

Pra, cilat metoda, mjete dhe teknika i përkasin secilës fazë të mësimit? Gjeni të listuara më poshtë!

  • PËRJETIMI: aktiviteti “living library”, simulimi, aktiviteti “fishbowl”, aktiviteti i barometrit, teatri i forumit, lojëra me role, ndërtimi i ekipës, icebreaker, energjizues, etj.
  • APLIKIMI: punëtore, raste studimi, aktivitete me zgjidhje të problemeve, lojëra me role, prezentime, grupe punuese, përformanca, krijimi i projekteve pas përfundimit të trajnimit, etj.
  • GJENERALIZIMI: ligjerata, ndarja e eksperiencave, tregimi i ngjarjeve, diskutime, shembuj nga jeta e përditshme, etj.
  • REFLEKTIMI: vlerësimi, grupet e reflektimit, debati, analizat e rezultateve, përmbledhjet, format e vlerësimit, ditarët e dijes, etj.

Tani jeni gati të veproni! Mbani mend! Nuk është vetëm tek audienca juaj…Është po ashtu tek ju, të cilët duhet të ndiheni të sigurtë rreth rrjedhës tuaj të të mësuarit në mënyrë që të jeni në gjendje të sillni ndikimin më të madh në grupin tuaj!

75%