Edukatorë të rinj nga i gjithë Ballkani prezantojnë programin e tyre të ri. Ne si brezi i ardhshëm kemi vërejtur një mangësi të madhe në mënyrën se si sistemi ynë arsimor funksionon dhe formëson individët. Pra, po përpiqemi të zbatojmë idenë e përdorimit të vazhdueshëm të mendimit kritik në kurrikulën shkollore për përmirësimin e sistemit tonë arsimor.
OBJEKTIVAT E SESIONIT:
ekspozimi i mësuesëve/edukatorëve ndaj qasjes kreative të mësimdhënjes.
nxitja e përfshirjes së studentëve në analizë dhe zgjidhje të problemit.
përmirësimi i aftësive kërkimore dhe analitike. QËLLIMI: trajnimi i mësuesëve në inkuadrimin e mendimit kritik në klasë.
METODOLOGJIA
Mjete interaktive digjitale (Mentimeter, Kahoot)
Power-points të “historive të suksesit” 1 (rasti Ballkani vs. Finlanda / rast studimi) 1.2 pjesëmarrësit ndahen në 3 grupe për të analizuar rastin e studimit.
Analizimi dhe shkëmbimi i opinioneve mes grupeve (të nxënit përmes aktivitetit)
SESIONI HAP-PAS-HAPI (ME ORAR DHE PËRGJEGJËSI)
13:00-13:20- Hyrje; Mentimeter 13:20- 14:00- Prezentimi i temës dhe fillimi i prezentimit 14:00- 14:30- Rasti i studimit- ndarja në grupe dhe analizmi i rastit të studimit 14:30- 14:15- Pushim i kafes 14:15- 15:20- Prezantimi i opinioneve dhe shkëmbimi i mendimeve për punën që kanë bërë 15:20- 15:40- Përfundimi dhe konkluzione 15:40- 15:50- Kuizi Kahoot 15:50- 16:00- Vlerësimi
MATERIALET E NEVOJSHME
laptop
flipcharts
sticky notes
lapsa
fletore
projektor
MATERIALE INFORMATIVE
Prezentimi PowerPoint
REZULTATET E SESIONIT
Mësuesit frymëzohen për të filluar zbatimin e metodave të reja dhe më kreative te nxënësit.
VLERËSIMI
Pjesëmarrësve do t’u jepet një formular i përgatitur nga ekipi, ku ata do të shprehin se çfarë u pëlqeu/nuk u pëlqeu në trajnim, sa i dobishëm ishte trajnimi për ta, çfarë do të donin të zbatonin në mësimdhënien e tyre dhe gjithashtu çfarë do të dëshironin të punonin në të ardhmen.
NË VIJIM
Mësuesit do të mund t’i zbatojnë njohuritë e reja në klasët e tyre dhe të zbatojnë të menduarit kritik si formë e mësimdhënies.