Hapi 1 (10min): Shpjegoni energjizuesin! Pjesëmarrësit do të bëjnë aktivitetin “Numëroni numrat”. Pjesëmarrësit mund të ngrihen në këmbë ose të ulen, të numërojnë deri në 20 duke bërtitur numrat, por në atë mënyrë që numrat t’i bërtasin një nga një. Nëse ndodhë që dy pjesëmarrës të thërrasin numrin në të njëjtën kohë, loja do të fillojë nga fillimi derisa të numërojnë deri në 20, një nga një.
Hapi 2 (10min): Bëni një hyrje në temën mbi kalimin e kufirit midis gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së fjalës. Shpjegoni shkurt se çfarë është liria e fjalës dhe çfarë është gjuha e urrejtjes. Mundohuni të kuptoni se si të mos kaloni kufirin midis gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së fjalës.
Hapi 3 (10min): Trego shembuj të postimeve në mediat sociale nga njerëz të famshëm ose jo, ku është e vështirë të dallosh nëse bëhet fjalë për lirinë e fjalës apo gjuhën e urrejtjes. Përpiquni t’i analizoni ato postime dhe të shihni se ku është vija e hollë e mes këtyre dy temave.
Hapi 4 (20min): Diskutimin mbi shembujt, diskutoni se si t’i ndryshoni ato postime ose ripërcaktoni formulimin për t’u siguruar që vija nuk është kapërcyer. Ndërsa flisni për shembuj, përpiquni ta drejtoni diskutimin në një nga përvojat personale që lidhen me temën.
Hapi 5 (20min): Analizoni përvojat personale të pjesëmarrësve, shikoni se si u ndjenë pjesëmarrësit e prekur për situatën, a gjetën ndonjë ndihmë apo situata u shkaktoi ndonjë lëndim serioz jetës së tyre. Shpjegoni rëndësinë e mbështetjes në këtë lloj situate.
Hapi 6 (10 min): Jepni një prezantim të shkurtër me Powerpoint me informacion ligjor dhe ndihmë për të drejtat dixhitale, duke marrë parasysh temën e sesionit. Përfshini në prezantim disa lidhje në internet ku njerëzit mund të marrin ndihmë në situata kur hasin në gjuhë të urrejtjes në internet.
Hapi 7 (20 min): Kërkoni nga pjesëmarrësit/et të përdorin shembuj dhe të transformojnë përmbajtjen e tyre në një mënyrë që kundërshton përmbajtjen e urrejtjes. Kërkoni që të jenë kreativ: mund të ndryshojnë formulimin, të shtojnë fjali, të krijojnë përgjigje, të përdorin humorin dhe vlerat e të drejtave të njeriut për të zhvilluar tregime alternative. Prezantoni në grup.