KAPITULLI 2

C. Lajm i rremë- apo jo?

Ka informacione të panumërta në internet dhe ne “bombardohemi” me lajme çdo ditë duke kërkuar në platforma të kërkimit, rrjete sociale, faqe zyrtare, postime individuale dhe shumë rrjete të tjera komunikmi. Shpesh postimet publike mund të nxisin ndjenja negative ndaj një grupi të caktuar,  të jenë rrjedha të stereotipeve dhe paragjykimeve, të përfundojnë në diskriminim dhe si përfundim në komente negative online.

Por, a jemi ne të aftë të identifikojmë cilat informacione janë të drejta dhe cilat jo? Apo vetëm i marrim këto informacione pa menduar dy herë, vetëm sepse “duken” normale, i përshtaten mendimeve tona, apo janë interesante?

Le t’i testojmë shkathtësitë me këto kuize nga The Guardian!

Po… ishte argëtuese.Po- ishte interesante. Po- ishte sfiduese. Po- u intriguat dhe ndoshta u dëshpëruat pak nga aftësitë tuaja për t’i njohur lajmet e rreme, apo jo?

Nuk keni pse ta fajsoni veten! Njohja e lajmeve të rreme është sfiduese dhe mjaft komplekse, gjë që kërkon vëmendje, shumë praktikë dhe dije për të përkrahur përpjekjet tuaja. Pra, cilët janë hapat e duhur që duhet të nërmirren për të njohur lajmet e rreme?

HAPI I PARË: Vë në pyetje BURIMIN!

Prej kujt po vjen ky informacion? A janë të besueshëm? Ndonjëherë burimi është i mjaftueshëm për të na dhënën një ide të parë të vlefshmërisë së informacionit- është krejt ndryshe kur informata vjen nga një burim i certifikuar, si ndonjë institucion shkencor ose ndonjë gazetë e njohur dhe pranuar ndërkombtarisht, se kur burimi është “MariaBloguImJetaIme.com”, apo jo?

HAPI I DYTË: Kontrolloni dy herë informatën!

Edhepse kontrollimi i burimit është hap i parë i mbarë, nuk mjafton! Kontrolloni përmbajtjen në disa burime valide të informacionit, për t’u siguruar që informacioni është i paanshëm dhe objektiv.

HAPI I TRETË: Kushtoni vëmendje GJUHËS!

Mundohuni të mos bini pre e titujve tërheqës dhe fjalëve “interesante”. Burimet e sigurta të informacionit, zakonisht, përdorin fjalë të thjeshta dhe fjalor objektiv, duke shmangur titujt si “SHOKUESE! KLIKONI LINKUN DHE NUK DO TË PENDOHENI KURRË!”. Gjatë leximit, poashtu kushtoni vëmendje fjalëve kyçe që mund të tregojnë së informacioni është më tepër një thashethem, opinion, spekulim apo hamendësim. Këto janë disa të dhëna gjuhësore për të lehtësuar procesin tuaj:

  • GJUHA FAKTIKE:… të dhënat tregojnë, vërtetohet se… në bazë të së dhënave të mbledhura… shpallet zyrtarisht…
  • GJUHA E OPINIONIT:… ndjej…mendoj… më pëlqen/ nuk më pëlqen…besoj…
  • GJUHA E THASHETHEMEVE: …me sa duket… kam dëgjuar… po flitet… po duket se…
  • GJUHA E SPEKULIMIT: … pyes veten… a thua… vë bast… dyshohet…

HAPI I KATËRT: Shikoni pamjet!

Përmbajtja digjitale mund të jetë e ndërlikuar, veçanërisht kur pasohet nga pamjet që duken që po e vërtetojnë vlefshmërinë e informacionit të paraqitur! Ekzistojnë disa mënyra për të kontrolluar nëse këto pamje janë të vërteta apo të edituara, duke përdorur mjete online, sikurse tineye.com (për të kërkuar foto) ose invid.com (për të dhëna vizuale).

HAPI I PESTË: Lexoni komentet!

Komentet në postime zakonisht janë burim i mirë i informacionit, për shkak se përdoruesit e tjerë mund ta kenë kontrolluar tashmë informatën dhe të ndajnë gjetjet e tyre (duke konfirmuar ose duke refuzuar atë). Bashkoni forcat me audiencën!

HAPI I GJASHTË: Kontrolloni për “Flamujt e kuq”!

Mundohuni të kërkoni kuptimin e vërtetë të informacionit mes rreshtave dhe munohuni të gjeni mesazhe të fshehta, apo synimet e fshehura. Leximi i një postimi të një partie politike me shumë gjasë do të jetë subjektiv, ose të paktën do të reflektojë perspektivën e tyre mbi këtë çështje. Madje, mund të mos përmbajë të gjithë informacionin që duhet për të paraqitur pamjen e plotë.

HAPI I SHTATË: Përdorni logjikën!

Jepini sa më shumë kuptim informacionit që shqyrtoni. Nëse diçka ju duket e pazakontë, me shumë gjasa ka diçka që s’shkon. Besoni instiktit tuaj dhe eksploroni më tej!

HAPI I TETË: A pajtoheni ju?

Njerëzit kanë tendencë të binden lehtësisht nga informacione që u përshtaten opinioneve ose filozofive të tyre jetësore. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë rruga e duhur për të vendosur nëse diçka është e vërtetë apo jo! Mundohuni t’i rezistoni tundimit dhe mos i besoni diçkaje që dëgjoni/lexoni vetëm sepse pajtoheni me të!

Pasi të keni ndjekur këta hapa, ju definitivisht do të jeni më afër njohjes së lajmeve të rreme dhe të mos bëheni viktima të tyre!

27%