Kush dyshon se duhen dy persona për kërcyer? Natyrisht, gjuha e urrejtjes online nuk bën përjashtim nga kjo. Viktimat dhe dhunuesit janë të dy (vullnetarisht ose jo) të përfshirë në një ndërveprim që mund të ketë pasoja të rënda, me siguri edhe pse rezulton në një ndikim të rëndësishëm afatshkurtër dhe afatgjatë në jetën e tyre dhe në jetën e të tjerëve. Megjithatë, gjatë rrugëtimit,, lloje të ndryshme “të ftuarish” mund t’i bashkohen këtij kërcimi, duke luajtur një rol po aq të rëndësishëm në proces si : DËSHMITAR.
A janë të barabartë? A kanë ndonjë ngjashmëri? Ndoshta është e lehtë t’i njohësh këto ngjashmëri? Si mund të ndërlidhen ato?
Të përpiqemi të vizualizojmë profilet dhe të shohim karakteristikat e tyre kryesore dhe format më të zakonshme të sjelljeve të tyre.
DHUNUESIT
VIKTIMAT
Kush janë?
zakonisht i përkasin një shumice
shpesh kanë ndikim në një numër të madh të njerëzve (për shembull kanë numër të madh të ndjekësve/audiencë/publik të gjerë)
zakonisht u përkasin një grupi minoriteti: grupi të ndjeshëm, të margjinalizuar, apo pafavorizuar
Çka janë zakonet e tyre?
fshihen pas anonimitetit
provokohen nga vuajtja/shqetësimi i shënjestrës së tyre
Pse janë në këtë pozitë?
shpesh janë shënjestra të gjuhës së urrejtjes në jetë reale.
u mungon mbështetja nga të tjerët
injoranca për mekanizmat mbështetës
Si ndihen?
të pasigurtë
sikur duhet të ndihen të fuqishëm/ të fortë/ të pranuar
hakmarrje/urrejtje/zemërim/emocione të shtypura (që shpesh herë nuk kanë të bëjnë me viktimat e tyre)
të paaftë për të mbrojtur veten
vetmi/turp/vetëvlerësim të ulët
DËSHMITARËT
Si sillen?
Profili nr.1
AKTIV
vepra konkrete/reagime
përballen në mënyrë direkte/indirekte me dhunuesit
Profili nr.2
PASIV
vëzhgojnë në mënyre pasive
shpesh ndjekin apo mbështesin dhunuesit (që të ndihen të pranuar)