Propaganda, bashkë me lajmet e rreme, mund të konsiderohen si katalizatorë që ndezin zjarrin e gjuhës së urrejtjes offline dhe online. Sa të aftë jemi ne të njohim llojet e ndryshme të propagandës?
Ky udhëzues nuk po përpiqet t’ju mbysë me përkufizime strikte dhe terminologji të mërzitshme! Nëse dëshironi të kuptoni format e ndryshme të propagandës së bashku me shembuj të jetës së përditshme, hidhini një sy tabelës së mëposhtme dhe mos ngurroni ta përdorni si udhëzuesin tuaj personal:
Nr
SHEMBULLI
MESAZHI I FSHEHUR
FORMA E PROPAGANDËS
1
Një politikan përshkruan se si do të jetë gjendja me krim në 2 vitet e ardhshme në vendin e tij.
Njerëzit e parafytyrojnë këtë imazh dhe besojnë se duke e votuar politikanin do të ulet rreziku.
Ndërtimi i një imazhi.
2
“Secili po e bën- edhe ti duhet ta bësh!”
Temat e përbashkëta (feja, raca, qëllimi) janë tërhqëse për shumë njerëz.
Rritja e numrit të pjesëmarrësëve.
3
Bill Clinton duke ngrënë McDonald’s.
Përpjekja për t’u dukur si “njerëz të zakonshëm” kur në të vërtetë nuk jeni.
Ndërtimi i imazheve të rreme.
4
Një reklamë tregon një aksident të përgjakshëm.
Njerëzit kujtohen të vendosin rripat e sigurisë.
Gjenerimi i frikës.
5
Një aktor i buzëqeshur tregon se si një produkt i zgjidhi problemin.
Përpjekje për të shitur lehtësi.
Premtimi i lumturisë.
6
Një president thotë se për të ulur deficitin, duhet ose të rrisim taksat për njerëzit e pasur, ose të rrisim çmimet e ilaqeve për personat e moshuar.
Ofrohen vetëm dy opsione, sikur të jenë të vetmet zgjidhje të mundshme.
Krijimi i një dileme të rreme.
7
“Injeksioni i tyre i parë ishte vaksinimi” – slogan i kampanjës kundër vaksinimit.
Përpjekje për të mbjellë një ide duke e përsëritur atë si moto.
Përdorimi i sloganeve.
8
“Bejsboll, pite me mollë dhe Chevrolet.”
Ngjallja e ndjenjave të mira duke parafytyruar disa të mira dhe veprime.
Tradita
9
Për filmin Live Free ose Die Hard, Jack Mathews u citua : “Histerikisht… zbavitës”.
Citati i vërtetë: “Aksioni në këtë film me ritëm të shpejtë, të mbiprodhuar në mënyrë histerike dhe çuditërisht argëtues është po aq i vërtetë sa një film vizatimor Road Runner.
Marrja e një citati jashtë kontekstit duke i dhënë një informatë të rreme lexuesit ose dëgjuesit.
Citimi i gabuar
10
“Kundërshtari im është alkoolist.”
Karakterizimi i rremë i të tjerëve.
Etiketimi/fyerja e personit
11
“Kjo është pasta më e mirë e dhëmbëve që lufton kavitetin.”