Siç u analizua më parë, procesi i të menduarit kritik nuk është i lehtë. Është sfidues, kompleks dhe kërkon jo vetëm aftësi, por edhe njohuri. Pra, nëse do të vendosnim një lloj të caktuar praktikash për t’u mësuar të rinjve se si ta zbatojnë atë, cila do të ishte ajo? A do të ishte nëpërmjet praktikave të edukimit formal të kryera nga mësuesit dhe këshilltarët arsimorë? A do të ndodhte në shkolla dhe institucione arsimore? Apo do të ishte nëpërmjet metodave të edukimit joformal të kryera nga punonjësit rinor dhe që do të zhvillohet jashtë mjedisit arsimor tradicional?
The dilemma is deeper than it seems and the possible answers to these questions can vary. Let’s take a look at the basic
Dilema është më e thellë nga sa duket dhe përgjigjet e mundshme për këto pyetje mund të ndryshojnë. Le të hedhim një vështrim në karakteristikat themelore të praktikave të EJF dhe EF në luftën kundër gjuhës së urrejtjes përmes Shkollës së Mendimit Kritik (ShMK):
of NFE and FE practices in the fight against hate speech through the School of Critical Thinking (SCT):
Edukimi Jo Formal (EJF)
Edukimi formal (EF)
ANALIZA
vullnetare
i detyrueshëm
Megjithëse pjesëmarrja vullnetare krijon një ndjenjë pozitive për pjesëmarrësit, elementi i detyrueshëm siguron që të gjithë nxënësit të marrin, të paktën, informacionin bazë për temën.
Kuadro i dobët organizativ
organizim i mirë
EF duket se është përpara, pasi një strukturë solide është jetike për të siguruar cilësinë në ShMK
Ka qendër pjesëmarrësit/et
Ka qendër mësuesin/en
EJF duke pasur pjesëmarrësit/et në qendër ka përparësi, duke pasur parasysh se procesi i të mësuarit përqendrohet te pjesëmarrësit dhe siguron që nevojat e tyre të adresohen në mënyrë adekuate, duke ofruar shumë fleksibilitet në përshtatjen e procesit në përputhje me rrethanat.
Zhvillohet në çdo vend
Zhvillohet në një mjedis të caktuar (shkolla, institucione trajnimi, kolegje, universitete)
EJF ka përparësi: mundësia për të mësuar në mjedise të ndryshme, duke shmangur kontekstin tradicional të shkollës, e bën procesin më tërheqës për pjesëmarrësit/et, të cilët duket se angazhohen më shumë në proces.
Nuk ka certifikim zyrar
Ka rregulla për certifikim
EJF mbetet pak prapa, duke qenë se diploma/certifikimi i EF është më i fortë në aspektin social-financiar dhe profesionist
Mësim përmes eksperiencave
Qasje teorike
EJF mundëson pjesëmarrësit/et të përjetojnë procesin e të menduarit kritik në praktikë dhe të jenë në gjendje të marrin informacionin përmes aktiviteteve ndërvepruese – sigurisht një pikë e dobët e EF.
Vetëvlerësimi i rezultateve
Proceset e testimit për rezultate
EF mbanë një hap përpara – proceset e testimit përfshijnë kritere të certifikuara dhe objektive që mund të vlerësojnë progresin/nivelin e të kuptuarit të pjesëmarrësve, ndërsa vetëvlerësimi është mjaft subjektiv dhe mund të jetë mashtrues
Shumëllojshmëri parimesh, metodologjish dhe qasjesh mësimore
Kurrikulë e definuar
EJF fiton këtu pasi ndryshimi i qasjeve të të mësuarit sipas nevojave të pjesëmarrësve garanton që mesazhi të arrijë objektivin me sukses
Demokratik
Hierarki
EJF është zgjidhja, sepse krijon një ndjesi të përkatësie, përfshirjeje dhe rehatije.
Interaktive
Më pak intereaktive
Megjithëse ndërveprimi dhe pjesëmarrja aktive janë elemente jetike të procesit të të mësuarit, në tema të ndjeshme si ato të trajtuara në ShMK (stereotipe, paragjykime, diskriminim, gjuhë urrejtjeje) mund të çojë në daljen e situatës jashtë kontrollit.
Shqyrtimi i kësaj tabele tregon mjaft qartë se si praktikat e EJF ashtu edhe EF në kontekstin e ShMK kanë përparësitë dhe ngecjet e tyre, duke ruajtur në mënyrë të barabartë rëndësinë dhe efektivitetin e tyre. Me fjalë të tjera, të dyja format janë plotësuese të njëra-tjetrës dhe përforcojnë në mënyrë reciproke elementet e një procesi të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Për këtë arsye, do të ishte ideale përfshierja e metodave të edukimit joformal në kurrikulat arsimore formale dhe anasjelltas, në mënyrë që të arrihet efektiviteti maksimal i Shkollës së Mendimit Kritik.