Siç u përmend në hyrje të këtij udhëzuesi, gjuha e urrejtjes në internet prekë shumicën dërrmuese të përdoruesve të internetit, jo vetëm të rinjtë. Megjithatë, njerëzit kanë frikë ose kanë turp të pranojnë se kanë qenë autorë të përhapjes së përmbajtjeve të urrejtjes në internet të paktën një herë në jetën e tyre, me sa duket sepse e pranojnë dhe e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe preferojnë të mbajnë njëfarë distance prej saj. Në një sondazh online të kryer nga Universiteti Kombëtar i Irlandës në kuadër të “No Hate Speech Movement” të Këshillit të Evropës, në pyetjen “A keni postuar ndonjëherë përmbajtje online që mund të konsiderohet gjuhë urrejtjeje?” vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa shumica e tyre me krenari kanë deklaruar JO. Megjithatë, një përqindje mjaft e lartë deklaruan se nuk janë të sigurt ose se kanë dyshime nëse realisht kanë qënë autorë, duke dëshmuar se ka ende shumë punë për të bërë në fushën e sensibilizimit dhe informimit të njerëzve në këtë drejtim.
A keni postuar apo shpërndarë ndonjëherë përmbajtje që mund të konsiderohet si gjuhë e urrejtjes online?
Në përpjekje për ta kuptuar më mirë është e rëndësishme të njiheni me format dhe mjetet më të zakonshme të gjuhës së urrejtjes online. T’i shohim në vijim:
Aktive ose Pasive
Gjuha aktive e urrejtjes i referohet veprimeve specifike të dhunuesit, që ndodhin në hapësirën e tij/saj individuale të shprehjes (p.sh. profilet e mediave sociale, bloget etj.) ose në hapësira publike (p.sh. komentimi në faqet publike online, postimi në grupet publike të mediave sociale etj.) ose drejtpërdrejt ndaj viktimës (p.sh. mesazh privat për viktimën, postimi në murin e saj të mediave sociale etj.), duke përfshirë një shprehje të hapur të opinioniet diskriminuese, përhapja e përmbajtjes origjinale të urrejtjes, komentimit ose reagimit ndaj përmbajtjes së urrejtes ndaj të tjerëve, ndarjes ose riprodhimit të përmbajtjes së urrejtjes ndaj të tjerëve, duke e mbështetur dhe mbrojtur hapur atë.
Gjuha pasive e urrejtjes i referohet mosreagimit ndaj komenteve me urrejtje, vëzhgimit, por jo raportimit, refuzimit të ofrimit të ndihmës ose mbështetjes për viktimat, ndjekjes së progresit të postimeve me urrejtje në internet. Për shembull, ndjekja e një personi që po përhap në mënyrë aktive gjuhën e urrejtjes në interne dhe mos reagimi ndaj postimeve të tyre, ose shikimi rregullisht videove me përmbajtje urrejtjeje, edhepse nuk i shpërndan ato në llogaritë personale të mediave sociale.
Direkte ose Indirekte
Gjuha direkte e urrejtjes i referohet përmbajtjes që përfshinë shprehimisht gjuhë ose opinione urrejtjeje, duke shprehur hapur opinionin e shkrimtarit/folësit dhe të drejtuar drejt grupit të synuar.
Shembull: “Muslimanët janë budallenj, krejt çka dijnë të bëjnë ata është bombardimi i personave të pafajshëm! Vritini të gjithë!”
Gjuha e urrejtjes indirekte përfshinë forma më pak të qarta të gjuhës së urrejtjes, të cilat fshihen midis rreshtave. Nuk është më pak e rrezikshme sesa nxitja e qartë e urrejtjes, pasi që krijojnë përshtypje të rreme në ndërvetëdijen e audiencës së tyre.
Shembull: “Shpërthimi fatal në stacionin e trenit nuk duket të ketë aromë të krishterë” (duke nënkuptuar se ishte një sulm musliman)
Në narrativa ose në vepra
Narrativat, si histori që përfshijnë elemente reale dhe imagjinare dhe që synojnë të provokojnë ndonjë veprim ose reagim, përdoren për të promovuar gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe shtypjen ndaj një grupi të caktuar të caktuar.
Shembull: “Emigrantët po i zënë vendet tona të punës.” (edhe pse ky konstatim u diskreditua nga kërkime, studime dhe analiza, ende përdoret për të nxitur ksenofobinë dhe për të justifikuar politikat diskriminuese ndaj këtij grupi specifik).
Veprimet me sa duket janë format më të dukshme të gjuhës së urrejtjes, që shfaqen në disa forma të ndryshme, siç u shpjegua më lart në “1.Aktive ose Pasive”.
Si do t’i kundërshtojmë të gjitha këto alternativa, të gjitha këto variacione të gjuhës së urrejtjes online? A ka ndonjë mënyrë efektive për të sjellë disa ndryshime pozitive në shoqëri dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe respektimin e individualitetit? Le të zbulojmë!