KAPITULLI 3

G. Koha të ballafaqohemi me të!

Nëse bëjmë një vetëvlerësim, me siguri që kemi vërejtur të paktën ndonjë incident të gjuhës së urrejtjes personalisht ose në internet gjatë të jetës sonë. Pra, si kemi reaguar? A e njohëm menjëherë apo vetëm kur pasojat u bënë më të dukshme dhe incidenti kaloi përtej kufijve? A ishim të përgatitur? A u përgjigjëm apo jo? Këtu janë rezultatet e hulumtimit në internet të përmendur më lart për pyetjen:

Si i përgjigjeni gjuhës së urrejtjes online?

Nëse aktualisht i përkisni shumicës së të anketuarve që deklaruan se kur përballen me një incident të gjuhës së urrejtjes në internet, thjesht “e injorojnë”, le t’ju njoftojmë me disa hapa të dobishëm për t’u bërë më aktivë dhe më të angazhuar në luftën kundër këtij fenomeni brutal. ! Me fjalë të tjera… është koha që ju të bëheni Parandalues!

HAPI 1: N-J-O-H-J-A

Nuk mund të bëhet progres, përveç nëse flasim për elefantin në dhomë! Identifikimi i gjuhës së urrejtjes në internet është hapi i parë për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen. Kjo detyrë ndonjëherë mund të jetë e lehtë, ndërsa ndonjëherë mund të kërkojë një ndërgjegjësim më të thellë të fenomenit – veçanërisht kur gjuha e urrejtjes është indirekte dhe e nënkuptuar.

Shembull: Imagjino këtë postim në një profil zyrtar  të një gazete kombëtare në rrjete sociale: “Që nga kriza e refugjatëve, fenomenet e dhunës dhe agresivitetit janë rritur ndjeshëm.”

Në mënyrë që të njohim gjuhën e urrejtjes, duhet ta pyesim veten:

  • a është ky shembull i gjuhës së urrejtjes?
  • a është shembull i racizmit apo diskriminimit?
  • a është e dëmshme ose e rrezikshme?
  • kush janë viktimat?
  • sa “e keqe” është shprehja?

Edhe nëse nuk jeni në gjendje të përgjigjeni në secilën pyetje, është e rëndësishme që tashmë keni hyrë në procesin e përballjes me gjuhën e urrejtjes, duke mos e injoruar apo pranuar në mënyrë pasive.

HAPI 2: K-U-N-D-Ë-R-SH-T-O

Pas identifikimit të përmbajtjes së urrejtjes, është koha për të ndërmarrë veprime! Të jesh pasiv kur je dëshmitar i incidenteve të gjuhës së urrejtjes, është e njësoj me pjesëmarrjen në “krim” dhe ofrimin e hapësirës më të gjerë ​​për padrejtësi dhe diskriminim ndaj individëve ose grupeve të njerëzve të cenuar dhe të margjinalizuar. Pyet veten se çfarë mund të bëni për të evituar këtë? Shiko këtu:

  • Raporto: ekzistojnë mekanizma të shumtë të raportimit online, të cilët mund të trajtojnë në mënyrë efikase rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Edhe nëse nuk jeni ende i sigurt nëse duhet të raportoni një rast apo jo, është më mirë të bëni pjesën tuaj, ta përmendni dhe t’ua lini autoriteteve përgjegjëse vlerësimin e rastit.
  • Përgjigju: injorimi i gjuhës së urrejtjes nuk është rrugëdalje! Në fakt, kjo krijon më shumë hapësirë ​​për zgjerim të mëtejshëm dhe mbështetë autorët për të vazhduar sjelljen e tyre të dëmshme. Prandaj, reagoni ndaj saj! Përgjigjuni, ofroni argumente dhe opinione kundër saj, duke respektuar gjithmonë të drejtat dhe identitetet e të tjerëve.
  • Mbështet viktimat: nëse dikush ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj në këtë proces është vetë viktima e gjuhës së urrejtjes. Bëjini të qartë se jeni aty për ta, se i mbështesni dhe do të votoni në favorin e tyre në çdo kohë. Viktimat zakonisht kanë nevojë për këtë fuqi të jashtme, pasi ato priren të jenë të pasigurta, të vetmuara dhe të kenë vetëvlerësim të ulët.

HAPI 3: D-E-N-O-N-C-O

Shkojmë një hap më tej, arrijmë në pikën që duhet bërë diçka për të minimizuar gjuhën e urrejtjes në internet duke iu drejtuar drejtpërdrejt thelbit të saj dhe duke e denoncuar në rrënjë. Si?

  • Promovimi i të drejtave të njeriut: Nuk ka armë më të mirë dhe më të fuqishme për të luftuar gjuhën e urrejtjes sesa ajo që dhunohet nga vetë gjuha e urrejtjes: TË DREJTAT E NJERIUT! Kjo qasje mund të zhvillojë ndjeshmëri dhe respekt për të tjerët, si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive dhe ndjenjën e përfshirjes individuale.
  • Promovimi i narrativave alternative: Ndonjëherë është më e rëndësishme të përqendrohemi në gjërat për të cilat jemi “për” sesa ato që jemi “kundër”. Propozimi i rrugëve alternative në terma afatgjatë dhe aplikimi i një qasjeje pozitive, mund të ndihmojë në procesin e minimizimit të narrativave negative dhe urrejtjes duke ndryshuar mentalitetin e akterëve të përfshirë. Sfiduese, por padyshim që ia vlen!

HAPI 4: D-E-K-O-N-S-T-R-U-K-T-O

Së fundi, nuk është më pak e rëndësishme të jesh në gjendje të kuptosh se si/pse u krijua në radhë të parë një përmbajtje me urrejtje. Për ta bërë këtë,  duhet ta zbërthejmë përmbajtjen në pjesë më të vogla – të cilat zakonisht janë ide dhe të eksplorojmë rrugën që kanë ndjekur në mënyrë që të rezultojë në një formë të gjuhës së urrejtjes. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, megjithëse pyetjet e mëposhtme udhëzuese mund të jenë të dobishme në këtë proces:

  • Cili ishte qëllimi?
  • Çfarë është lidhja mes teksit dhe kupimit?
  • A ka qëllim të lëndojë ndjenjat e të tjerëve (veçanërisht në konceptet ideale si e vërteta dhe drejtësia)?

Pavarësisht se sa të lehtë apo të vështirë mund ta konsideroni këtë proces të trajtimit të gjuhës së urrejtjes, patjetër do të çojë në një ndryshim pozitiv tek ne si individë dhe në shoqëri në përgjithësi. PROVOJENI NËSE GUXONI!

53%