KAPITULLI 4

H. Mbaje në mend listën!

Edhe pse nuk është përmendur deri më tani në këtë Udhëzues, ne e kemi trajtuar këtë temë gjatë gjithë rrugës deri në këtë kapitull, duke zbatuar elementet bazë dhe duke eksploruar aspektet e tij në detaje. Për çfarë e kemi fjalën? Por sigurisht… gjithçka ka të bëjë me të menduarit kritik!

Përdorimi i mendjes tonë, përvojave, njohurive, emocioneve tona gjatë prezentimit me çdo lloj përmbajtjeje (përfshirë komentet me urrejtje), veçanërisht kur ky ndërveprim po ndodh në internet me informacionin e panumërt që hasim çdo ditë, është elementi kryesor për të luftuar kundër urrejtjes dhe të marrim vendime më të mira për veten dhe të tjerët.

Si funksionon mendimi kritik?

Cilat janë hapat që duhet të ndërmarrim për ta arritur?

Për fillim, le të provojmë të dekonskruktojmë procesin e “të menduarit kritik”, duke e ndarë në komponentat më të rëndësishëm.

A keni postuar ose dërguar ndonjëherë përmbajtje në internet që mund të konsiderohet gjuhë e urrejtjes?

Perceptimi =>“kam përshtypjen”– “vërej” => i referohet mënyrës se si dikush merr dhe interpreton informacionin.

Supozimi =>“supozoj” – “spekuloj” – “hamendësoj” => i referohet (ndonjëherë) ideve të nënvetëdijeshme të cilat shpesh lidhen me fakte të dukshme.

Emocion =>“ndjej” – “më pëlqen” – “nuk më pëlqen” =>ndonëse mund të vëjë në rrezik procesin e të menduarit kritik,lidhet në mënyrë të pandashme me natyrën njerëzore. Duhet të jetë pjesë e procesit, por duhet ta menaxhojmë siç duhet

Gjuha => mënyra se si i formulojmë dhe i shprehim mendimet dhe opinionet ndikon tek ne dhe tek dëgjuesit/lexuesit e mesazhit tonë. Prandaj, gjuha e përdorur në një deklaratë ndikon në mënyrën si e marrim apo si e interpretojmë.

Argumentimi =>“besoj fuqishëm” – “pretendoj” – “konkludoj” => i referohet përpjekjes për të bindur dikë se diçka është (nuk) është e vërtetë ose duhet (nuk) bëhet, duke paraqitur (a) një temë, (b) arsye për/ kundër tij dhe (c) konkluzione.i

Gabimi =>referohet një ideje të rreme ose të gabuar që rrjedhë nga metoda të gabuara arsyetimi (siç është mosparaqitja e informacionit të plotë gjatë paraqitjes së një argumenti) dhe mund të çojë në keqkuptim dhe keqinterpretim të një teme të caktuar..

Logjika =>një grup argumentesh të forta, fakte, të dhëna të bazuara në prova, informacione të vlefshme, të vërteta dhe përfundime të qëndrueshme. Megjithatë, ndonjëherë përfshinë edhe përgjithësime, përfundime hipotetike dhe analogji që falsifikojnë rezultatin e procesit të të menduarit

Zgjidhja e problemit =>i referohet procesit të njohjes dhe të kuptuarit të një problemi, analizimit dhe interpretimit të tij, zhvillimit të një strategjie të zgjidhjeve dhe më vonë aplikimit për zgjidhjen e tij.

Të menduarit në mënyrë racionale =>i referohet marrjes së vendimeve të bazuara në logjikë dhe arsyetim të strukturuar më shumë sesa në emocione dhe ndjenja. Do të thoshim se është e ngjashme me…matematikë!

Hulumtimi => i referohet procesit të eksplorimit të një teme, kontrollit të vlefshmërisë së saj dhe kontrollimit me burime të tjera.

Qartësia/Saktësia => i referohet përpjekjes për të qenë i qartë dhe i saktë.

Dëshmia=> i referohet procesit të kërkimit të të dhënave dhe provave për të vërtetuar disa informacione, një deklaratë ose një argument të drejtë ose të gabuar.

Vlerësimi => i referohet identifikimit të besueshmërisë, vërtetësisë dhe korrektësisë së përmbajtjes, si dhe kohëzgjatjes së saj.

Shpjegimi=> i referohet procesit të zbërthimit të informacionit dhe përpjekjes për të kuptuar origjinën e tij, si dhe mesazhet midis rreshtave.

A duket si një listë e gjaaaaaaaaaaatë? Epo, mund të jetë, megjithëse shumica e këtyre komponentëve janë të shtrirë në ndërgjegjen e çdo njeriu dhe dalin në sipërfaqe instinktivisht – pra… gjysma e punës së kryer!

Një mendimtar kritik nuk duhet të përjashtojë kurrë asnjë nga këta komponentë, por duhet t’i përdorë bashkërisht si pjesë përbërëse të procesit, ku secili prej tyre shton një vlerë shtesë dhe luan rolin e vet!

59%