KAPITULLI 4

I. Cikli i mendimit kritik

Çdo ditë detyrohemi të marrim vendime, që nga momenti kur hapim sytë çdo mëngjes (çfarë të ha për mëngjes? Si të vishem sot? A duhet të shkoj me autobus apo makinë?) deri në momentin që kthehemi për të fjetur. (A duhet t’i laj dhëmbët? A duhet ta lë dritën ndezur? A duhet të ndez ngrohësen?). Është fakt se shumica janë vendime dhe zgjidhje të lehta, megjithëse procesi që ndjekim për të arritur këto vendime është saktësisht i njëjtë me atë të ndjekur në çështjet serioze. Le ta shohim përmes një shembulli:

“Si të vishem sot?”

Identifiko probemin sa më qartë

Krijo kritere

Gjej një zgjidhje dhe krahasoje me opsione tjera

Zgjedhja dhe evaluimi i efikasitetit/efiktiviteti të saj

HAPI 1: Identifiko probemin sa më qartë

Kjo përfshinë të kuptuarit e gjuhës dhe koncepteve të përfshira në problem, si dhe shkaqet që e krijuan atë.

Problemi: zgjedhja e rrobave të përshtatshme për atë ditë

Koncepti: për të shkuar në punë, në supermarket, rrobat= të vishesh

Shkaqet: është ditë pune dhe duhet t’i përmbahem rutinës ditore

HAPI 2: Krijo kritere

Kjo përfshinë numrimin e të gjithë faktorëve që mund të ndikojnë vendimin.

Kriteri 1 – është dimër, prandaj më duhen rroba të nxehta

Kriteri 2 – Do të jem jashtë gjithë ditën, prandaj më duhen rroba të rehatshme që më përshtaten (kohë të gjatë/punë/supermarket)

Kriteri 3 – më pëlqen të vishem me stil, prandaj më duhen rroba të bukura dhe moderne

HAPI 3: Gjej një zgjidhje dhe krahasoje me opsione tjera

Kjo përfshinë numrin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme, krahasimin dhe zgjedhjen e opsionit më të mirë.

Zgjidhja 1 – fustan apo pantallona => MESIGURI DO TË JETË FTOHTË PO TË VISHEM ME FUSTAN, PRANDAJ PO ZGJEDH PANTALLONAT

Zgjidhja 2 – këpucë pa ose me taka => KËPUCËT PA TAKA JANË MË TË PËRSHTATSHME PËR NJË DITË TË GJATË DHE PËR SUPERMARKET, SEPSE KËPUCËT ME TAKA JANË TË LODHSHME

Zgjidhja 3 – çantë shpine apo çantë pune => ÇANTA E SHPINËS ËSHTË MË MODERNE, MË E LEHTË PËR T’U MBAJTUR DHE MUND TË PËRDORET PËR TË MBAJTUR EDHE BLERJET NGA SUPERMARKETI

HAPI 4: Zgjedhja dhe evaluimi i efikasitetit/efiktiviteti të saj

Kjo i referohet procesit të përcjelljes, ku duhet vlerësuar vendimi i marrë: nëse është  efektiv, atëherë është në rregull të përsëritet. Nëse jo, atëherë duhet të shmanget në të ardhmen

Vlerësimi: kombinimi i pantallonave dhe këpucëve pa taka më bënë të dukem e shkurtë dhe më mbushi me pasiguri dhe pa vetbesim, çanta e shpinës më bëri të dukesha si nxënëse dhe jo si avokate. Herën tjetër duhet të zgjedh një kombinim më të mirë të rrobave, të ndryshoj kriteret.

Duket si lojë, por këto katër hapa plotësojnë ciklin e mendimit kritik në procesin e vendimmarrjes, i cili gjithashtu zbatohet kur kemi të bëjmë me situata të pakëndshme që na detyrojnë të veprojmë, të reagojmë ose të zgjedhim anë – si p.sh. kur kemi të bëjmë me incidente të gjuhën e urrejtjes!

68%