Kur flasim për të menduarit kritik në luftimin kundër gjuhës së urrejtjes online, si edukatorët joformalë ashtu edhe ata formalë duhet të kenë aftësi dhe karakteristika të përbashkëta, në mënyrë që të sigurojnë një proces të qetë me rezultate të suksesshme. Për të mos e bërë më të komplikuar, ne kemi përgatitur një listë të shkurtër me disa nga aftësitë më të rëndësishme që duhet të kenë edukatorët EF dhe EJF:
Fasilitimi përfshinë të gjitha aftësitë e nevojshme për drejtimin e suksesshëm të një trajnimi, pavarësisht nga madhësia e grupit ose kontekstit të trajnimit.
Edhe si mësues/e edhe si punëtor rinor, do të jesh disa herë në qendër të vëmendjes. Prandaj është e rëndësishme të fitoni aftësi të mira prezantimi në mënyrë që të mbani audiencën tuaj të motivuar:
Matja e disponimit të grupit dhe të qenit fleksibil për t’u përshtatur në rrjedhën e të mësuarit me nevojat e tyre është e domosdoshme.
Ju jeni ata që do të ruani që disa vlera që duhet të respektohen nga ekipi dhe pjesëmarrësit gjatë procesit.
…që nuk do të thotë që ju të bëheni udhëheqës të procesit dhe pjesëmarrësit të jenë vartësit tuaj…
Në këtë pikë të udhëzuesit, do të donim t’u përgëzonim për marrjen e këtij rrugëtimi, duke fituar njohuritë e nevojshme për t’u zhytur thellë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes online duke e parandaluar atë përmes të menduarit kritik, si dhe duke ngritur kapacitetet tuaja në promovimin e këtij procesi.
Por, para se të shkoni, mbani mend…