Teorikisht është perfekt! Por, çfarë ndodhë kur jemi ne ata që do të trajnojmë të tjerët në parandalimin e gjuhës së urrejtjes online përmes proceseve të të menduarit kritik?
Mësuesit dhe edukatorët në mjedisin formal, si dhe trajnerët dhe punonjëstorët rinor në botën e edukimit joformal, janë gjithmonë të ngarkuar me përgjegjësinë për të ndikuar tek audienca e tyre. Të rinjtë/rejat presin nga ta që të transferojnë në mënyrë efikase njohuritë e tyre dhe t’ua komunikojnë mesazhin e tyre si përfituesit përfundimtarë të këtij procesi. Prandaj, është më se e rëndësishme që ju, si ofrues të EF ose EJF të ndiheni të sigurt për të hapur njohuritë tuaja për audiencën tuaj të re, të përdorni mjetet e duhura për të arritur rezultate maksimale dhe për fund të jeni në gjendje të tërheqni të rinjtë/rejat , t’i angazhoni ata në procesin mendimit kritik në betejën për të parandaluar gjuhën e urrejtjes online, si dhe të bëni një ndryshim nga pozicioni juaj i “autoritetit”. Nëse kjo duket shumë e ndërlikuar dhe ndoshta pak e frikshme me të gjitha këto mënyra që ju torturojnë mendjen dhe vënë në dyshim aftësitë tuaja për të pasur sukses…nuk ka nevojë të shqetësoheni!
Ne kemi përgatitur Skicat e Sesioneve të plota dhe të detajuara për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja në punën tuaj rinore: seanca të shkurtra, trajnime të gjata ose iniciativa për të integruar Shkollën e Mendimit Kritik në kurrikulën shkollore!
JA KU E KENI!
A. Sesion i shkrutër
TITULLI
Formimi i dimensioneve të reja – Trajnim për të menduarit kritik.
KOHËZGJATJA
90 minuta
GRUPI I SYNUAR
Punëtorë rinor
HAPËSIRA E NEVOJSHME
Sallë me 20 ulëse minimum/platformë
SFONDI/PËRSHKRIMI
Përmes këtij projekti synojmë të formojmë mendësi të reja dhe të krijojmë një grup të ri të trajnerëve.
OBJEKTIVAT E SESIONI
Qëllimi ynë kryesor është t’i njoftojmë bashkëmoshatarët me konceptin e të menduarit kritik dhe t’i inkurajojmë ata që fillimisht ta zbatojnë këtë koncept në jetën e tyre të përditshme dhe pastaj ta ndajnë atë me të tjerët.
Prezentimi me Power Point për mendimin kritik, rasti i studimit dhe fotografi të printuara.
REZULTATET E SESIONIT
Pjesëmarrësit/et do të përfitojnë aftësitë e një trajneri të mendimit kritik.
VLERËSIMI
Pjesëmarrësit do të plotësojnë një formular vlerësimi në lidhje me velrësimin e tyre për trajnimin. Përveç kësaj, trajnerët do të vlerësojnë edhe trajnerët. Gjithashtu pjesëmarrësit do të ndajnë materiale nga sesioni në media sociale në mënyrë që të inkurajojnë bashkëmoshatarët të marrin pjesë në trajnime të tilla.
NË VIJIM
Ata/ato gjithashtu do të mund ta zbatojnë këtë njohuri në OJQ-të e tyre përkatëse duke organizuar trajnime të ngjashme.