RRETH FAQES

Projekti “THINK! Don’t Hate” implemtenohet nga Kosova Young Lawyers – KYL në koordinim me pesë partnerët e saj: Syllogos Apofiton Ekpedeftirion Mandoulidi (Greqi), Prima (Mali i Zi), CONNECT International (Belgjikë), Libero (Serbi) dhe Interkultura (Maqedoni e Veriut). Idea rreth këtij projekti, ka lindur me observimin e kornizës së gjendjes aktuale të rrjeteve sociale në rajonin e Ballkanit Perendimor, e cila është e stërmbushur me përmbajtje dhe narrativë urryese, diskriminuese dhe ekstremiste. Meqenëse politikat ekzistuese dhe strategjitë e edukimit në rajon janë kryesisht të fokusuara në përballjen me pasojat e sjelljes ekstreme online, por jo edhe në parandalimin ose luftimin e saj, kemi vendosur që të krijojmë udhëzues që do të ndihmojnë mësuesit, trajnerët si dhe praktikuesit e edukimit joformal që të luftojnë gjuhën e urrejtjes.

Kemi filluar punën tonë në këtë projekt, me analizimin e burimeve, objektivave dhe narrativave kyçe të “fake news” dhe gjuhës së urrejtjes. Duke u bazuar në gjetjet e analizës, kemi zhvilluar praktikë të edukimit formal dhe joformal, duke promovuar mendimin kritik dhe pjesëmarrjen në krijimin e narrativave parandaluese. Aktualisht këto praktika të edukimit janë transferuar dhe publikuar online në formë interaktive, si dhe janë të qasshme për të gjithë ata që kanë vullnet të ju bashkohen iniciativës për parandalimin e gjuhës së urrejtjes, “fake news” dhe dezinformimit.

QËLLIMI YNË

Qëllimi kryesor i projektit “THINK! Don’t Hate” është që të luftoj gjuhën e urrejtjes online duke dekonstruktuar dhe diskredituar narrativat në të cilat ajo bazohet. Përveç kësaj, të inkurajoj dhe mbështes të rinj dhe të reja që të bëhen lider në luftën kundër “fake news”, paragjykimeve si dhe urrejtjes në internet.