Për të ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të ndërgjegjësohen për ndryshimin mes të dyjave
Të zhvillojnë aftësitë e tyre për të njohur gjuhën e urrejtjes online.
Për të mësuar se si të kundërshtoni gjuhën e urrejtjes përmes narrativave alternative
METODOLOGJIA
Metoda një hap përpara + prezantim me fakte për gjuhën e urrejtjes online + krijimi i fotove me pjesëmarrës dhe deklarata
SESIONI HAP-PAS-HAPI ( ME ORAR DHE PËRGJEGJËSI)
Hap përpara:
Krijimi i një hapësire të qetë, me muzikë të lehtë në sfond. Përndryshe, kërkoni nga pjesëmarrësit/et të mbajnë qetësi.
Kërkoni nga pjesëmarrësit/et të zgjedhin një rol nga kapelja. Duhet ta mbajnë sekret dhe të mos ia tregojnë askujt.
Ftoni të gjithë në një vijë të drejtë. Nëse pajtohen me atë që lexoni, të hedhin një hap pëpara.
Tani, thuani të hyjnë në rol. Për t’u ndihmuar, lexoni disa nga deklaratat e më poshtme, duke pushuar pas secilës, në mënyrë që të kenë kohë për reflektim dhe të imagjinojnë veten dhe jetën e tyre.
Në fund, pjesëmarrësit do të vendosen në pjesë të ndryshme të dhomës, dhe do të jetë koha për reflektim.
Deklaratat:
Nëse je djathtak, ec një hap përpara.
Nëse njëri nga prindërit tuaj ka përfunduar studimet universitare, ec një hap përpara.
Nëse ke shkuar në shkollë private, ose në kamp veror, ec një hap përpara.
Nëse prindërit iu kanë thënë që jeni të bukur, të zgjuar, apo të suksesshem, ec një hap përpara.
Nëse e ke ditur që pritet të shkosh në fakultet prej kur ke qenë fëmijë, ec një hap përpara.
Nëse keni familjarë në rrethin e ngushtë, që janë doktorë, avokatë, ose që punojnë profesione ku kërkohet kualifikimi me diplomë, ec një hap përpara.
Nëse dikush iu ka quajtur budalla ndonjëherë, ec një hap përpara. .
Ecni një hap përpara nëse ndonjëherë keni qenë të diskriminuar për shkak të besimit tuaj fetar.
Ecni një hap përpara nëse jeni refuzuar për një pozitë punë për shkak të etnisë tuaj.
Ecni një hap përpara nëse jeni ngacmuar online.
Ecni një hap përpara nëse jeni jeni përjashtuar nga grupi i të rinjve për shkak të prejardhjes tuaj.
Nëse jeni të sigurt se nuk jeni të ndjekur, ngacmuar ose vëzhguar nën mbikëqyrje të ngushtë gjatë blerjeve, bëni një hap përpara.
Pyetje për reflektim:
Cili është qëllimi i këtij ushtrimi?
Çfarë mësuat?
Çfarë ndodhi gjatë këtij ushtrimi? A u befasuat?
Si ishte të jesh pjesë e grupit që eci përpara apo pas?
Si ishte të jesh në fillim apo në fund të dhomës?
A pati ndonjë rast kur dëshiruat të jeni pjesë e grupit që eci përpara?
Çfarë mund të nxjerrim nga ky ushtrim që mund të na ndihmojë në jetën tonë?
Si mund ta zbatoni atë që keni mësuar këtu në punën që do të bëni si udhëheqës/e?
Fakte për gjuhën e urrejtjes:
34% e të rinjëve kanë qenë viktima të gjuhës së urrejtjes online, nga ta ⅓ kanë raportuar sulme serioze dukë përfshirë ngacmime seksuale dhe ndjekje.
Më shumë se ½ e qytetarëve në Europë ndjekin debate në rrjete sociale dhe sipas një hulumtimi, 75% e tyre kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të abuzimit, kërcënimeve, ose gjuhës së urrejtjes.
Gjuja e urrejtes është vepër penale e paraparë me ligjet e BE. #NoPlace4Hate: gjuha e urrejtjes është epidemi
Pjesëmarrësit/et do të kërkojnë shembuj me përmbajtje të urrejtjes dhe do të krijojnë postera / postime / vizatime / foto / meme etj. duke përfshirë narrativa alternative me përdorimin e fakteve të lartpërmendura. Këto do të shpërndahen më vonë në internet.
MATERIALET E NEVOJSHME
Markera, flipchart, kamerë (ose telefon) për foto
Materialet Informative
Letra me role të shkruara
OBJEKTIVAT E SESIONIT
Fotografi të pjesëmarrësëve duke treguar statistika dhe duke ngritur vetëdijen kundër gjuhës së urrejtjes online.
Postera/postime/vizatime/meme etj., duke dhënë shembuj të narrativave alternative me faktet e lartëpërmendura.
VLERËSIMI
Vlerësimi do të bëhet me dy grupe të lumtura.
NË VIJIM
Promovimi i rezultatet e seancave dhe duke përhapur informacione në lidhje me gjuhën e urrejtjes pëmes rrjeteve sociale.